VIDEO/ Tjetër fitore për Laçin e Mezanit, kurbinasit mposhtin Erzenin dhe shikojnë Europën t’i afrohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2022 | 23:56

VIDEO/ Tjetër fitore për Laçin e Mezanit, kurbinasit mposhtin Erzenin dhe shikojnë Europën t’i afrohet

Laçi ka mposhtur në shtëpi Erzenin me rezultatin 1-0, në sfidën e parë të javës së 14-të të Superiores.

laci

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat kërkonin avantazhin. Ai erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë, kur kurbinasit gjetën rrjetën me anë të një penalltie të realizuar nga Ujka.

Vendasit gjetën rrjetën dhe në pjesën e dytë, por VAR-i e anuloi për një prekje të topit me dorë në fillim të aksionit.

Miqtë nuk u ndalën së kërkuari barazimi, por tentativat e tyre shkonin jashtë ose ndaleshin nga portieri Dajsinani, me këtë të fundit që shpëtoi Laçin në shumë momente.

Kështu Laçi ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë dhe shikon t’i afrohet Europës, ndërsa Erzeni vazhdon të qëndrojë në vendin e katërt me 21 pikë.

REZULTATI:

LAÇI 1-0 ERZENI

Ujka (P) 45+3′

KOMENTI LIVE:

90+6′ Mbyllet sfida!

90+4′ Dajsinani ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

90+3′ Tierno provon me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

90+1′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Spahiu dhe në vendin e tij futet Bajramaj.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Kahrimanoviç provon me një gjuajtje me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë.

86′ Enk provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë.

85′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Peterman dhe në vendin e tij futet Manellari.

80′ Kahrimanoviç provon me një gjuajtje brenda zone, por Velkoski me një ndërhyrje vendimtare e devijon dhe çon topin në goditje këndi.

78′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Kriviçiç dhe në vendin e tij futet Tierno.

77′ Alan provon me një gjuajtje me të majtën brenda zonës, por tentativa e tij ndalet nga Dajsinani.

75′ Adeleke prek topin me dorë në fillim të aksionit, gjyqtari akordon faull pas konsultimit me VAR.

73′ Laçi gjen rrjetën me Shkurtaj, por do të shihet me VAR pasi pretendohet një prekje e topit me dorë.

71′ Turkaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

67′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Babatunde dhe në vendin e tij futet Mazrekaj.

58′ Shkurtaj provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

57′ Babatunde provon me të majtën, por Peposhi tregohet vendimtar me një ndërhyrje duke e çuar topin në goditje këndi.

54′ Kriviçiç provon me një gjuajtje me të majtën, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

51′ Shkurtaj hedh një krosim të shkurtër drejt zonës, por Enk e largon në goditje këndi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ GOOOL LAÇI 1-0/ Ujka godet nga pika e bardhë dhe çon topin në rrjetë.

45+2′ Sadiki shkakton një faull ndaj Babatundes dhe gjyqtari akordon penallti.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ adeleke provon me njjë gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij përfundon jashtë.

44′ Zëvendësim i detyruar te Erzeni. Largohet Ademi i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Alan Rodrigez.

42′ Spahiu provon nga distanca, por ndalet nga Hasanbelliu. Aksion vazhdon më pas me Adeleken që nuk arrin të godasë dot siç duhet.

40′ Babatunde provon me një gjuajtje me të majtën nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

37′ Kadriu lëviz bukur drejt zonës, duke i lënë pas kundërshtarët dhe shërben për Ademin, me këtë të fundit që ndalet nga Dajsinani.

34′ Vasil Shkurtaj provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

29′ Nonato lëviz bukur në hyrje të zonës dhe provon me një gjuajtje me të djathtën, por ndalet nga Dajsinani. Gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

25′ Kahrimanoviç del i vetëm me portierin, por tentativa e tij përfundon jashtë.

14′ Ademi merr një top të bukur në zonë, por Dajsinani arrin t’i ndalë tentativën.

13′ Adeleke kontrollon topin brenda zonës, por gjyqtari e ndalon për një prekje të topit me dorë nga sulmuesi i Laçit.

6′ Nonato gjendet i lirë në zonë dhe i vetëm nuk gjen dot kuadratin.

5′ Ademi niset bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por Turkaj e devijon dhe e çon në goditje këndi.

3’ Spahiu lëviz bukur në zonë dhe jep një top drejt shokëve të skuadrës, por Kriviçiç arrin të largojë rrezikun.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Ujka, Babatunde, Peterman, Adeleke, Shkurtaj, Spahiu.

Trajner: Gentjan Mezani

ERZENI: Hasanbelliu, Asani, Enk, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Kriviçiç, Kahrimanoviç, Kadriu, Nonato, Ademi.

Trajner: Xhevahir Kapllani

WhatsApp Image 2022-12-15 at 12.40.38

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"