VIDEO/ Titulli kampion i Milanit, Rafael Leao e feston me këngët e Noizy

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 23:36

VIDEO/ Titulli kampion i Milanit, Rafael Leao e feston me këngët e Noizy

Milani ka fituar titullin kampion në Serinë A këtë të diel dhe prej më shumë se 24 orësh, kuqezinjtë janë në festë për një triumf historik përballë rivalëve të Interit. Një festë ku ka edhe pak Shqipëri, e jo vetëm për numrin e madh të mbështetësve që kanë në vendin tonë, me disa që i ndoqën deri në “Mapei Stadium” për ndeshjen vendimtare.

LEAO

Rafael Leao i ka çuditur të gjithë teksa në rrjetet sociale ka publikuar video të festimeve të skuadrës teksa këndonte e kërcente nën ritmin e muzikës së Noizy.

Ai dëgjohet teksa feston titullin kampion me në sfond këngën e reperit shqiptar, duke i dhënë ngjyra edhe më të veçanta festës së Milanit për trofeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"