VIDEO/ Titullar ndaj Bashës, Vajushi gjen golin por nuk mjafton për fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 17:02

VIDEO/ Titullar ndaj Bashës, Vajushi gjen golin por nuk mjafton për fitoren

Armando Vajushi shënoi në ndeshjen e parë si titullar tek skuadra e Avelinos në Serinë B italiane, që pas transferimit në muajin janar, nga ekipi i Pro Verçelit. Ndeshja ndaj Barit përfundoi në shifat 1-2 për miqtë.

vajushi

Ai hapi serinë e golave në minutën e 31-të, dhe më pas luajti deri në minutën e 62-të, kur i la vendin Laverones në minutën e 62-të. Por, goli i Vajushit u barazua vetëm 2 minuta pas daljes së tij nga fusha, nga Nene.

Teksa ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishte Sise ai që mendoi për t’i dhënë 3 pikët Barit. Basha nga ana tjetër ishte titullar dhe kapiten i Barit, dhe e mbylli me një karton të verdhë në minutën e 86-të. Bari tashmë numëron 53 pikë në vendin e 4-t në renditje, ndërsa Avelino mbetet në kuotën 36 pikëve, një vend më sipër se zona e rrezikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"