Video/ Tite me më të mirët në fushë, Brazili nuk fal ndaj SHBA-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 10:26

Video/ Tite me më të mirët në fushë, Brazili nuk fal ndaj SHBA-së

Trajneri Tite nuk ka preferuar të eksperimentojë në miqësoren që Brazili luajti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 0-2 kanë qenë shifrat e takimit me shënues Firminjon dhe më pas Nejmar, që mbyllën llogaritë që në pjesën e parë.

miazga-yedlin-neymar-inline-usa-brazil

Kështu, sulmuesi i PSG e ka festuar me një gol nga pika e bardhe “gradimin” si kapiten. Firminjo ishte ai që realizoi që në minutën e 11-të pas nj topi të marrë nga Dagllas Kosta. 2 minuta nga përfundimi i pjesës së parë ishte Nejmar ai që ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Takimi është dominuar i gjithë nga djemtë e Tites.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"