VIDEO/ “Tirona, kampionia”, klubi bardheblu i kujton derbin 5-1 Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 20:21

VIDEO/ “Tirona, kampionia”, klubi bardheblu i kujton derbin 5-1 Partizanit

Ditën e enjte duke filluar nga ora 18:00, do të luhet ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

tirana partizani

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë të marrin fitoren.

Klubi bardheblu në prag të sfidës me rivalët e kryeqytetit, ka postuar një video në faqen zyrtare, gjatë ndeshjes derbi të sezonit të kaluar me korin e tifozëve: “Tirona kampionia”.

Një “thumb” për Partizanin ky, ku kujtohet ajo fitore 5-1, e sezonit të kaluar, që ishte njëkohësisht turpëruese për “demat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"