VIDEO/ “Tirona dashni, Tirona kampion”, Majkëll Ngo takon presidentin Refik Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 15:48

VIDEO/ “Tirona dashni, Tirona kampion”, Majkëll Ngo takon presidentin Refik Halili

Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit për t’iu drejtuar kryeqytetit, Majkëll Ngo ka takuar menjëherë presidentin e Tiranës, Refik Halilin. Në “Story”-n e publikuar nga klubi bardheblu, shihet takimi me shumë afrimitet i Ngosë me Halilin dhe një mini “këngë” e sulmuesit anglez.

pjimage (2)

Presidenti Halili i uroi mirëseardhjen britanikurt me fjalët: “Mirëserdhe, suksese dhe mbarësi.”

Ndërsa Ngo e falënderon dhe më pas Ngo fillon dhe “këndon”: “Ça bona, ça bona, Tirona dashni. Tirona kampion, pasha jetën”, përfundon Ngo.

Majkëll Ngo takon presidentin e Tiranës, Refik Halili on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

VIDEO/ Tiranës i vjen sulmuesi i shumëpritur, shikoni momentin kur Ngo mbërrin në Rinas

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"