VIDEO/ Tirana vazhdon pushimet, Teuta i shtyn festën e titullit në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2022 | 18:27

VIDEO/ Tirana vazhdon pushimet, Teuta i shtyn festën e titullit në kryeqytet

Tirana nuk arrin të fitojë përsëri dhe shtyn edhe një herë festën e titullit kampion. Bardheblutë janë ndalur sot në shtëpi me shifrat 1-1 nga Teuta e kështu, do të duhet të presin të paktën edhe një javë për t’u shpallur matematikisht kampione, gjithmonë nëse do të sigurojnë rezultatet që i duhen për garancinë matematikore.

TIRANA – TEUTA

Sfida ishte e dominuar nga bardheblutë sidomos në pjesën e parë ku ata kërkuan me ngulm golin dhe e gjetën me anë të Limajt. Por në të dytën, me kalimin e minutave Teuta u zgjua dhe pasi gjeti barazimin me Plakun, kërkoi me ngulm edhe golin e fitores. Gjithsesi, sfida u mbyll me barazimin 1-1 e kështu, Tirana nuk ia doli të festonte para tifozëve një titull që prej javësh duket thjesht formalitet.

TIRANA-TEUTA 1-1
40′ Limaj / 73′ Plaku

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+2’ Xhixha ndëshkohet me karton të kuq. Sulmuesi prek topin me dorë gjatë aksionit, dhe pastaj shkelmon topin, Gjyqtari Alla i tregon menjëherë të kuqin.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Kotobelli ekzekuton goditjen e dënimit duke tentuar portën, sfera përfundon jashtë ngjitur me shtyllën në të djathtë të Bekajt.

87’ Totre largohet nga fusha e lojës për t’i bërë vend Hotit te Tirana.

86’ Karton i verdhë edhe për Hoxhallarin i cili ndal Grudën në mënyrë të parregullt pa hyrë në zonë.

86’ E. Vila i lë vendin në fushë Hykës në radhët e Teutës.

85’ Karton i verdhë për Aleksin i cili ndal një kundërsulm të rrezikshëm të Totres.

82’ Teuta dominon tashmë në lojë dhe kërkon me ngulm një tjetër gol, me Tiranën e cila nuk ka forca të reagojë.

80’ Bekaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

79’ Shehi largon nga fusha e lojës Limajn dhe aktivizon të riun Qefalia.

75’ Gjuajtje e Ivanoviç me kthesë në zonën e Tiranës, sfera përfundon në duart e Bekajt.

73’ GOOOL TEUTA. Një harkim nga e majta i E. Vilës gjen në zonë Plakun i cili me kokë barazon shifrat.

73’ GOOOL TEUTA. Një harkim nga e majta i E. Vilës gjen në zonë Plakun i cili me kokë barazon shifrat.

68’ Lëvizje e dyfishtë te Teuta me Dajën e Dacin të cilët largohet nga fusha e lojës duke i bërë vend Beqjes dhe Plakut.

67’ Kotobelli ekzekuton direkt në portë një goditje dënimi, detyron Bekajn të kalojë topin mbi traversë.

66’ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Grudës.

64’ Seferi shfaqet përsëri në krahun e majtë dhe gjuan drejt portës, Qirko e ndal me daljen e tij duke e devijuar sferën me këmbë.

63’ Gjumsi dhe Toshevski i lënë vendin në fushë Xhixhës dhe Behiratçe.

56’ Rast i pabesueshëm për Teutën. Topi harkohet nga e djathta për E. Vilën i cili gjuan pak hapa larg portës, por Bekaj dy herë radhazi ndal tentativën e tij.

53’ Gruda merr vendin e Peposhit në fushën e lojës për durrsakët.

51’ Kundërsulm i shpejtë i Tiranës me Seferin i cili shfaqet në të majtë, kalon Qirkon me gjuajtjen e tij por nuk gjen katërkëndorin e portës durrsake. Më pas, sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

47’ Najdovski ndëshkohet me te verdhë pas një faulli ndaj Hebajt.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Trianës.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Pasim perfekt i Hoxhallarit për Seferin, i cili lëshon një gjuajtje të fortë por gjen të gatshëm Qirkon i cili e devijon jashtë sferën.

40’ GOOOL TIRANA! Vesel Limaj merr një pasim në qendër nga Totre dhe me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës mposht Qirkon.  

36’ Seferi i afrohet golit të avantazhit. Pas një goditje nga këndi, gjuajtja e tij  godet traversën e portës së Qirkos.

32’ Rast i shkëlqyer për Teutën që të shënojë golin e avantazhit. Daja rrëmben topin para zonës kundërshtare dhe pason për Hebajn në pozicion të favorshëm në zonë. Por gjuajtja e këtij të fundit devijohet jashtë nga Bekaj.

20’ Duel shumë i luftuar deri tani, pasi lojtarët në të dy skuadrat nuk kursejnë as ndërhyrjet e ashpra në çdo cep të fushës.

14’ Seferi rrëzohet në zonë pas një aksioni individual, për gjyqtarin nuk është penallti.

12’ Tirana organizon një aksion të mirë në krahun e djathtë me dy harkime në zonë, por mbrojtja e Teutës largon topin në këndore.

10’ Daci shfaq probleme fizike dhe në stolin e Teutës bëhen gati për zëvendësimin e sulmuesit.

4’ Peposhi shfaqet në të djathtën dhe gjuan direkt në katërkëndor, topi ndalet në rrjetën e jashtme.

2’ Menjëherë rrezikshëm Teuta me një goditje dënimi, E. Vila gjuan me të majtën por fluturon sferën mbi traversë.

1’ Fillon ndeshja në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj, Gjumsi, Pergjoni, Seferi.

Trajner: Orges Shehi

TEUTA: Qirko, Idrizaj, Ivanoviç, Jazxhi, Kotobelli, Daja, Aleksi, Daci, Peposhi, Vila, Hebaj.

Trajner: Renato Arapi

WhatsApp Image 2022-05-04 at 4.15.00 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"