VIDEO/ Tirana thyen Kastriotin dhe regjistron fitoren e tretë radhazi, kampionët i dërgojnë mesazh Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 23:45

VIDEO/ Tirana thyen Kastriotin dhe regjistron fitoren e tretë radhazi, kampionët i dërgojnë mesazh Partizanit

Tirana ka mpo0shtur Kastriotin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore. Bardheblutë regjistrojnë kështu fitoren e tretë radhazi, e cila ndodh për herën e parë në këtë sezon.

TIRANA KASTRIOPTI

Goli i Taulant Seferit në minutën e 20’ me penallti dhe “perla” e Erjon Hoxhallarit në minutën e 59’ nga goditja e dënimit, e bënë të pavlefshëm golin e De Silvës në minutën e 66’. Ishte një ndeshje e barabartë nga të dyja skuadra, të cilat kishin disa raste shënimi, por bardheblutë u treguan më të saktë.

Kryeqytetasit shkojnë kështu në kuotën e 35 pikëve në vendin e 5-të, dhe i dërgojnë kështu mesazh Partizanit, me të cilët do luajnë në xhiron e ardhshme në derbin e kryeqytetit. Kastrioti mbetet në kuotën e 28 pikëve në vendin e 7-të.

FT| Kastrioti-Tirana 1-2

De Silva 66’/ Seferi 20′ (p), Hoxhallari 59′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

74’ Ndreu largon Zhivanajn dhe Mehmetin, për të inkuadruar Vokrrin dhe Johan Ccelën.

66’ GOOOOOOL KASTRIOTI 1-2! Rihapet sfida, Devid De Silva përfiton nga një krosim perfekt i Ramit nga e majtë, për të goditur bukur me kokë dhe për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.

64’ Lëvizje e dyfishtë e Shehit, largon nga fusha Çelhakën dhe Ismajlgecin, për Kukën dhe Vrapin.

 

59’ GOOOOOL TIRANA 0-2! Fantastik Erjon Hoxhallari, i cili me një gjuajtje shumë të bukur nga goditja e dënimit, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

57’ Goditje dënimi për Tiranën në afërsi të zonës së Kastriotit pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Seferit.

56’ Mbyllet ndeshja për Vairinen dhe Halilin, Shehi hedh në fushë Kale dhe Vangjelin.

52’ Ndreu bën lëvizjen e parë. Largohet nga fusha e lojës Rezi për t’i lënë vendin Dacit. Largohet edhe Çela për Xhekën.

48’ E pabesueshme çfarë ka humbur Tulant Seferi, i cili pas një krosimi perfekt të Ismajlgecit, shfaqet i vetëm me portierin Hidi, por gjuajtja e sulmuesit shkon mbi traun e portës.

45′ Starton pjesa e dytë! Nuk ka ndryshime te skuadrat.

Mbyllet pjesa e parë!

41′ Krutanët kërkojnë me ngulm golin e barazimit, por Tirana është e vendosur mirë prapa dhe nuk lë hapësira.

25’ E pabesueshme çfarë ka humbur De Silva, i cili nuk arrin të përfitojë nga një topi mbetur në zonë, pas gjuajtjes së Mehmetit, me brazilianin që e dërgon topin mbi portë.

20’ GOOOOOL TIRANA 0-1! Fantastik Taulant Seferi, i cili nuk gabon nga pika e bardhë e openalltisë, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës, pavarësisht se Hidi ia kuptoi krahun.


19’ Penallti për Tiranën. Fantastik Taulant Seferi, i cili pas një kombinimi të bukur me Vairinen futet në zonë, por Nezii ndalon topin me dorë dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime, akordohet 11-metërsh.

13’ Kundërpërgjigjet Kastrioti! Bardhi jep një krosim në zonë nga krahu i djathtë, me De Silvën që e pason topin te Nuriu, i cili tenton me një gjuajtje, por Hoxhallari është i vendosur mirë dhe ndal gjuajtjen.

Rasti i Nuriut on Vidnews.

6’ Çfarë rasti për Tiranën! Toli rrëmben një top nga e djathta dhe menjëherë dërgon topin në zonë, aty ku Seferi gjuan keq, por topi shkon te Vairinen, i cili bllokohet në momentin e fundit nga Zhivanaj.

2’ Tenton të surprizojë Kastrioti me Nezirin, i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Hoxhallari bllokon gjithçka me sparkatë.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Kastrioti: Hidi, Neziri, Zhivanaj, çela, Rami, Shkalla, Nuriu, Mehmeti, Rezi, Bardhi, De Silva. Trajner: R. Ndreu.

Tirana: Bekaj, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Toli, Halili, Çelhaka, Giamfi, Ismajlgeci, Vairinen, Seferi. Trajner. O Shehi

157207592_986930155175307_2228673050342491374_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"