VIDEO/ Tirana sjell koleksionin e golave bardheblutë të këtij sezoni, “on air” triumfi në derbin e 13 dhjetorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 18:33

VIDEO/ Tirana sjell koleksionin e golave bardheblutë të këtij sezoni, “on air” triumfi në derbin e 13 dhjetorit

Teksa kampionatet kombëtare të futbolit janë ndërprerë për shkak të situatës emergjente të përhapjes së koronavirusit në mbarë botën, Tirana ka publikuar koleksionin e golave të realizuar gjatë këtij sezoni nga skuadra bardheblu.

LACI TIRANA

Në faqen zyrtare në “Instagram”, 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë shpërndarë golat e shënuar gjatë muajve gusht, shtator, tetor, nëntor, dhjetor dhe janar.

Një vëmendje e veçantë i është dhënë golit historik të Uinfuil Kobinasë të shënuar në derbin e dytë të këtij sezoni kundër Partizanit në 13 dhjetor, teksa bardheblutë arritën të fitonin në minutat e fundit me rezultatin 1-2 duke i dhënë fund serisë pa fitore ndaj rivalëve të kuq prej më shumë se 5 vitesh.

kobinah
Tirana ka realizuar një sezon mbresëlënës nën drejtimin e Emanuel Egbosë ku në 14 ndeshje nën drejtimin e nigerianit kanë koleksionuar 13 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje duke dalë dukshëm si favoritë për të fituar titullin kampion.

View this post on Instagram

@winful_cobbina10 ⚽️ from the Air #wearetirona

A post shared by K.F.Tirana (@kftirana.al) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"