VIDEO/ Tirana rikthehet te fitorja, mund në transfertë Egnatian dhe vazhdon marshimin në vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 23:50

VIDEO/ Tirana rikthehet te fitorja, mund në transfertë Egnatian dhe vazhdon marshimin në vendin e parë

Tirana e ka lënë pas atë disfatë me Kukësin javën e kaluar dhe është rikthyer sërish te fitorja, kësaj radhe duke mundur në transfertë Egnatian me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

bandicam 2023-02-06 14-25-18-587

Sfida nisi mjaft mirë për bardheblutë, të cilët gjetën golin me Përgjonin që në sekondat e para. Gjithsesi reagimi i rrogozhinasve nuk zgjati, pasi në minutën e 10’ ishte Daumena që barazoi shifrat përkohësisht.

Në minutën e 66’, Hasani arriti të realizonte në gol një penallti për të kaluar sërish në avantazh. Reagimet nga rrogozhinasit nuk munguan, por Visar Bekaj u tregua i vëmendshëm në të shumtën e rasteve duke mos pësuar më gol.

Në minutat shtesë, Bekaj u desh të linte bardheblutë me 10 lojtarë pas një dëmtimi dhe në portë u fut Përgjoni, i cili u bë protagonist me një pritje deçizive.

Kështu Tirana vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në renditje me 37 pikë, ndërsa për Egnatian është ndeshja e pestë radhazi pa fitore në Superiore, duke qëndruar në vendin e 5-ë me 27 pikë.

REZULTATI:

EGNATIA 1-2 TIRANA

Duamena 10′ / Përgjoni 1′, Hasani (P) 66′

KOMENTI LIVE:

90+15′ Mbyllet sfida!

90+7′ Një goditje me kokë nga ana e vendasve, e cila devijohet nga Përgjoni.

90+4′ Akordohen 9 minuta shtesë.

90+3′ Bekaj del nga fusha i dëmtuar. Në vendin e tij futet në portë Përgjoni.

85′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Patrik dhe në vendin e tij futet Nikqi.

82′ Zëvendësim i dyfishtë te Egnatia. Largohen Paulauskas dhe Zejnullai, në vendet e tyre futen Emsis dhe Meçja.

79′ Duamena provon me një gjuajtje me kokë, me tentativën e tij që ndalet nga Bekaj.

72′ Xhekson provon me një skemë nga goditja e dënimit, por Bekaj tregohet i vëmendshëm dhe e kontrollon topin pa probleme.

70′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Deliu dhe në vendin e tij futet Lushkja.

70′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Mëllugja dhe në vendin e tij futet Xhekson.

66′ GOOOL TIRANA 1-2/ Hasdani shënon nga pika e bardhë.

64′ Penallti për Tiranën. Behiratçe kthen një top me kokë që përplaset në dorën e Kacbufit.

63′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Toshevski dhe në vendin e tij futet Haxhiu.

62′ Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndali një rivënie anësore të Tiranës.

61′ Hasani hedh një krosim drejt zonës dhe Behiratçe provon me kokë, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga Sherri.

56′ Paulauskas provon me një gjuajtje brenda zonës, e cila ndalet nga Bekaj. Gjithsesi gjyqtari ndalon lojën pas një faulli në sulm.

52′ Atanda shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hasanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

30′ Kacbufi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Patrik dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

23′ Albano Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

20′ Hasani kthen një top drejt qendrës me kokë dhe Lulaj provon, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

10′ GOOOL EGNATIA 1-1/ Fangaj hedh një krosim në zonë dhe Duamena me një gjuajtje me të djathtën dërgon topin në rrjetë.

8′ Patrik provon me një krosim nga goditja e këndit për ta çuar derejt rrjetës, por topi përplaset në traversë.

1′ GOOOL TIRANA 1-0/ Pas një krosimi në zonë, Përgjoni lëshon një gjuajtje fluturimthi me të majtën dhe ndëshkon portierin Sherri.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Agbekpornu, Kacbufi, Atanda, Fangaj, Mëllugja, Fernando, Zejnullai, Musta, Duamena, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Lulaj, Përgjoni, Deliu, Aleksi, Hila, Hasani, Patrik.

Trajner: Orges Shehi

WhatsApp Image 2023-02-06 at 12.36.37

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"