VIDEO/ Tirana nis stërvitjen dhe përgatitet për rifillimin e kampionatit, por fushën e pushtojnë… pulat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 22:29

VIDEO/ Tirana nis stërvitjen dhe përgatitet për rifillimin e kampionatit, por fushën e pushtojnë… pulat

Tirana ashtu si të gjitha ekipet e tjera të Kategorisë Superiore kishte të drejtën të stërvitet në grup këtë të hënë, pas miratimit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. 

tirana

 

Prandaj dhe Emanul Egbo nuk humbi kohë por u paraqit në fushën e stërvitjes për të bërë pak nxemje. Por aty gjeti dhe disa miq të “veçantë”.

EGBO

Bëhet fjalë për disa pula të cilat po ushqeheshin me barin e fushës dhe tëë cilat duken qartë në videon e shpërndarë nga “SuperSport”.

Tirana udhëheq kampionatin shqiptar me 9 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, kur kanë mbetur dhe 10 ndeshje që të mbyllet ky sezon.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"