VIDEO/ Tirana me Egnatian bëjnë paqe, Redon Xhixha dhe Vesel Limaj debutojnë me gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2021 | 20:38

VIDEO/ Tirana me Egnatian bëjnë paqe, Redon Xhixha dhe Vesel Limaj debutojnë me gol

Tirana dhe Egnatia e mbyllën në barazim 2-2 ndeshjen miqësore të luajtur pasditen e sotme në ‘’Selman Stermasi’’.

bandicam 2021-07-24 19-52-53-332

Rrogozhinasit e nisën seriozisht takimin duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të. Blerja e re, Bledar Lilaj shfrytëzoi më së miri një përgjumje të mbrojtjes bardheblu për të kaluar në avantazh Egantian. Në minutën e 37-të ishte sërish Lilaj i cili përfitoi sërish nga një gafë e Tirnaës në mbrojtje për të realizuar dygolësh në këtë takim.

2 minuta nga fundi i pjesës së parë, blerja më e re Redon Xhixha realizoi një supergol duke ngushtuar diferencën. Pjesa e dytë foli më shumë për Tiranën, teksa blerja tjetër Vesel Limaj realizoi saktësisht nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 50-të të takimit. Mbyllet në barazim ky test i cili i shërbeu dy trajnerëve Orges Shehi dhe Gugash Magani të testonin prurjet e reja.

FT/ TIRANA-EGNATIA

Xhixha 43′, Limaj 50′ (pen)/ Bledar Lila 3′, 37′

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"