VIDEO/ Tirana kujtoi ndeshjen 5-1, replikon Partizani: Fytyra të reja dhe të vjetra, derbi i njëjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 21:00

VIDEO/ Tirana kujtoi ndeshjen 5-1, replikon Partizani: Fytyra të reja dhe të vjetra, derbi i njëjtë

Ditën e enjte do të luhet derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

partizani

Klubi bardheblu, nëpërmjet faqes zyrtare, nuk i kurseu edhe “thumbat”, duke njoftuar se ndeshja luhet pas 2 ditëve, por aty vendosi videon nga derbi i sezonit të kaluar, ku triumfuan me rezultatin 5-1.

Nuk ka munguar as postimi i Partizanit për ndeshjen e ditës së enjte, ku ka postuar pamje nga stërvitja e të kuqve, duke e shoqëruar me shkrimin: “Fytyra të reja, fytyra të vjetra, derbi i njëjtë”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"