VIDEO/ Tirana kthehet në fushë, bardheblutë rifillojnë punën për Superkupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2022 | 19:22

VIDEO/ Tirana kthehet në fushë, bardheblutë rifillojnë punën për Superkupën e Shqipërisë

Tirana i është kthyer sot përsëri përgatitjeve për vijimin e sezonit, i cili vijon në nëntor. Bardheblutë janë shfaqur përsëri në fushën stërvitore, pas pushimit që u ishte dhënë nga klubi pas ndërprerjes së kampionatit.

tirana

Të gjithë Lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Shehi, i cili ka drejtuar edhe seancën e sotme të kampionëve në fuqi, të cilët shpresojnë që të vazhdojnë ecurinë në krye të renditjes, ku janë ngjirur vetëm pak javë më parë pasi.

Por përpara kampionatit, ata duhet të mendojnë për Superkupën e Shqipërisë ku do të përballen me Vllazninë më 7 dhjetor, me synimin që të mbyllin vitin me një tjetër trofe.

Lojtarët kanë përfituara nga kjo periudhë për të pushuar dhe për të rikuperuar nga dëmtimet, pasi disa prej tyre nuk kanë qenë në gjendjen optimale. Sot ka nisur puna thjesht atletike, ndërsa pak nga pak, në ditët në vijim, ekipi do t’i kthehet edhe punës taktike për të përmirësuar lojën e reparteve dhe për të shmangur disa probleme që janë shfaqur për shkak të ndryshimeve të vona në merkaton e verës.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"