VIDEO/ Tirana gati për transfertën me Skënderbeun, Shehi vendos për formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 14:35

VIDEO/ Tirana gati për transfertën me Skënderbeun, Shehi vendos për formacionin

Tirana ka mbyllur stërvitjen e së enjtes si zakonisht me ruletën e penalltive në fushën e lojës. Një lloj loje brenda grupit.

Nga ana tjetër, në stërvitjen e djeshme mungonte vetëm Kuka që punoi në palestër. Pjesa tjetër ka qenë e plotë. Shehi për sfidën me Skënderbeun ka kërkuar sa më shumë vertikalizime dhe lojë nga krahët. Po kështu është konsoliduar edhe formacioni për sfidën e së shtunës.

Në portë Bekaj. Mbrojtja me tre. Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari. Mesfusha me katër lojtarë: Toshevski, e Ismajlgeci nga krahët, ndërsa në qendër luajnë Batha e Çelhaka. Triada e sulmit përbëhet nga Halili, Torasa dhe Seferi. Kale do të luajë nga pjesa e dytë, ndërsa afrikanët kanë dalë nga lista e aktivizimeve.

TIR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"