VIDEO/ Tirana e nis vitin me fitore, bardheblutë përmbysin Laçin në transfertë dhe i afrohen kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 23:55

VIDEO/ Tirana e nis vitin me fitore, bardheblutë përmbysin Laçin në transfertë dhe i afrohen kreut

Tirana e ka nisur vitin 2023 me një fitore me përmbysje në transfertë përballë Laçit në javën e 16-të të Superiores.

bandicam 2023-01-13 14-05-44-208

Sfida nisi menjëherë me një ritëm të lartë, kur kurbinasit gjetën avantazhin që në minutën e 2’ me Shkurtajn pas një gabimi në zonën e bardhebluve.

Gjithsesi miqtë nuk u dorëzuan duke provuar shumë, me golin që erdhi në fundin e pjesës së parë.

Në startin e pjesës së dytë, kampionët në fuqi përmbysën shifrat duke kaluar në avantazh, me rezultatin që nuk ndryshoi më pas deri në fund të takimit.

Kështu Tirana vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë në renditje, me 28 pikë, një më pak se Partizani kryesues, me këtë të fundit që do të përballet me Vllazninë. Nga ana tjetër, Laçi komplikon gjërat për garën për Europën, duke vazhduar të qëndrojë në vendin e 6-ë me 20 pikë.

REZULTATI:

LAÇI 1-2 TIRANA

Shkurtaj 2′ / Lulaj 45+4′, Hasani 47′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Limaj provon me një gjuajtje nga distanca, por Dajsinani e devijon në këndore.

85′ Zëvendësim i dyfishtë te Tirana. Largohen Deliu dhe Hasani, në vendet e tyre futen Behiratçe dhe Limaj.

79′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Hila dhe në vendin e tij futet Qefalja.

66′ Nikqi provon me një gjuajtje me të djathtën dhe Dajsinani arrin ta dërgojë në këndore duke i mohuar bardhebluve golin.

64′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Çuçin i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Duka.

63′ Xhixha provon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, por Dajsinani e ndal pa probleme.

62′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Patrik dhe në vendin e tij futet Nikqi.

55′ Hasani merr një top mjaft të bukur nga Xhixha, por tentativa e sulmuesit ndalet sërish nga Dajsinani.

53′ Zëvendësim i dyfishtë te Laçi. Largohen Borisiuk dhe Shkurtaj, në vendet e tyre Manellari dhe Spahiu.

52′ Xhixha provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Dajsinani.

47′ GOOOL TIRANA 1-2/ Hasani lëviz bukur në hyrje të zonës dhe me një gjuajtje me të majtën e çon topin në rrjetë.

46′ Zëvendësim te Tirana, largohet Ismajlgeci dhe futet Toshevski.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45+4′ GOOOL TIRANA 1-1/ Xhixha provon me një gjuajtje në zonë, me Zikon që e heq në vijën fatale, por Lulaj e shtyn drejt rrjetës.

45+3′ Hasani provon me një gjuajtje nga distanca dhe Dajsinani e çon në këndore me një pritje fantastike.

45+2′ Lulaj shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Adelekes dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45+1′ Ziko shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

41′ Patrik provon me një gjuajtje brenda zonës, me Dajsinanin që bën sërish heroin duke i mohuar golin bardhebluve.

35′ Ismajlgeci provon me një gjuajtje nga distanca, por Dajsinani arrin ta ndalë pa probleme.

31′ Deliu hedh një krosim drejt zonës, me Hilën që provon me kokë duke e çuar topin jashtë kuadratit.

30′ Borisiuk shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

21′ Adeleke jep një top mjaft të bukur për Shkurtaj, por ky i fundit nuk arrin të shënojë me portën e boshatisur.

19′ Patrik hedh një krosim drejt zonës dhe Velksoski e kap me dorë, por gjyqtari dhe VAR nuk akordojnë asgjë.

16′ Vasil Shkurtaj merr një top mjaft të bukur nga Mazrekaj, me tentativën e sulmuesit devijohet dhe shkon vetëm në goditje këndi.

11′ Hila kombinohet mirë me Hasanin, por tentativa e këtij të fundit shkon jashtë kuadratit.

10′ Patrik merr një top të mirë në zonë, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtja kurbinase.

2′ GOOOL LAÇI 1-0/ Vasil Shkurtaj përfiton nga një gabim në zonën e Tiranës dhe çon topin në rrjetë me portën thuajse të boshatisur.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Çuçin, Roganoviç, Velkoski, Ziko, Borisiuk, Ujka, Adeleke, Guindo, Mazrekaj, Shkurtaj.

Trajner: Gentjan Mezani

TIRANA: Bekaj, Ismajlgeci, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Hila, Deliu, Hasani, Xhixha, Patrik.

Trajner: Orges Shehi

02020

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"