VIDEO/ Tirana bën lojën, Laçi golin. Kurbinasit fitojnë miqësoren në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 23:23

VIDEO/ Tirana bën lojën, Laçi golin. Kurbinasit fitojnë miqësoren në “Selman Stërmasi”

Është mbyllur me fitoren e kurbinasve, ndeshja miqësore mes Tiranës dhe Laçi në “Selman Stërmasi”.

PRENGA

Të besuarit e Cungut fituan me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar nga Deliu në minutën e 62’. Bardheblutë ishin dominues gjatë ndeshjes, ku kishin disa raste për shënim, të cilat nuk i shfrytëzuan.

Nga kjo përfituan kurbinasit, të cilët nëpërmjet një aksioni model në minutën e 61, ia dalin të shënojnë golin e avantazhit. Pas kësaj skuadra e Egbo u hodh e gjitha në sulm, për të gjetur të paktën barazimin, por pa sukses, pasi bardhezinjtë ishin të pozicionuar shumë mirë në fushë.

FT: TIRANA-LAÇI 0-1

Deliu 62′

Mbullet sfida!

84’ Provon Muçi me një gjuajtje nga jashtë zone, por Sherri nuk surprizohet, duke e ndalur topin.

81′ Tirana me 10 lojtarë! Torasa ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ramos, për të ndërprerë në kundërsulm.

71′ Rrezikon Sasraku me një rrotullim të bukur, teksa tenton portën menjëherë, por topi i gjuajtur shkon mbi portën e mbrojtur nga Sherri.

62’ GOOOL LAÇI 0-1! Aksion model i skuadrës së Cungut, që futet bukur në zonë me Xhixhën, i cili pason te Rodrigez, ky i fundit pas një lëvizje të bukur, e nxjerr Deliun të vetëm përballë portierit, i cili nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë.  

46’ Ankth në “Selman Stërmasi”! Van Dake i frikëson të gjithë, pas një rënie në fushë, nga shtyrja e Hoxhallarit, duke ia bërë të pamundur të qëndrojë në fushë, për t’i lënë vendin .

Mbyllet pjesa e parë! Pavarësisht dëshirës dhe grintës, të dy skuadrat nuk arritën të zhbllokonin shifrat në fragmentin e parë të lojës. 

35′ Ramos ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bathës në mesfushë. I nevrikos nga ndërhyrja e kundërshtarit, mesfushori i Tiranës nuk ka nguruar ta pështyjë futbollistin brazilian.

28′ Selmani sërish fitues në luftën në ajër, por mungon saktësia drejt portës.

20′ Kobina dhe Muçi tentojnë të shënojnë në portën e Sherrit, por gjuajtjet e tyre janë të lehta duke përfunduar në duart e gardianit shkodran.

10′ Përballje e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkojnë të jenë të rjedhshme në lojën e tyre për të shkuar te goli.

5′ Kundërpërgjigjet Tirana me Muçin, i cili pas harkimit të Tolit nga e djathta, godet me kokë brenda zonës, por nuk koordinohet siç duhet duke e dërguar sferën jashtë kuadratit.

2′ Laçi e nis në sulm këtë përballje, e pabesueshme çfarë humbet sulmuesi Van Dake, i vetëm përballë portierit Bekaj, pas gabimit të Vangjelit, por nuk arrin të shtyjë topin drejt rrjetës.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj (Lika 46′), Ismajlgeci (Vrapi 88′), Vangjeli, Hoxhallari, Toli, Batha, Torasa, Kobina, Gymfim (Sasraku 46′), Danso (Halili 68′), Muçi.

bandicam 2020-10-24 15-59-37-440

LAÇI: Sherri, Malota, Ignjatoviç, Selmani (Obanor 60′), Turkaj, Ramos, Deliu, Rapo, Prenga, Xhixha, Van Dake (Rodrigez 46′).

bandicam 2020-10-24 16-00-10-513

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"