VIDEO/ Tirana bëhet ‘mur’ në Kukës, merr 3 pikët dhe ngjitet e treta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2015 | 16:06

VIDEO/ Tirana bëhet ‘mur’ në Kukës, merr 3 pikët dhe ngjitet e treta

UntitledTirana ia del. Edhe pse me një lojë totalisht  difensive, bardheblutë kanë arritur të dalin me 3 pikë të plota nga transferta e vështirë ndaj Kukësit në ‘Zeqir Ymeri’. Ndeshja e sotme e vlefshme për javën e 18-të të Superiores ka përfunduar 0-1 për Tiranën.

Golin e vetëm të sfidës e ka shënuar kapiteni Gentian Muça në minutën e 30-të i cili i dhuroi 3 pikë të arta ekipit të tij. Me fitoren e sotme, ekipi i Ilir Dajës ngjitet në vendin e 3 në klasifikim me 29 pikë, 1 më shumë se Kukësi, dhe 2 më shumë se Teuta, por këta të fundit me një ndeshje më pak.

Goli i Gentian Muces

Kukesi – Tirana 0-1 from Panorama Sport on Vimeo.

Takimi Përballja mes Kukësit e Tiranës ka nisur vrullshëm. Të dyja skuadrat luajnë një futboll mjaft të shpejtë dhe të bukur duke krijuar shum volum loje dhe aksione të njëpasnjëshme. Kukësi duket më kërkues dhe zbret gradualisht drejt portës kundërshtare, ndërsa Tirana mbrohet mirë dhe mundohet të godasë me kundërsulme.

Pavarësisht lojës së mirë të Kukësit ishte Tirana që kaloi në avantazh me anë të Gentian Muçës në minutën e 30′. Krosim i Bakajt drejt zonës, Karan përpiqet me kokë, topi shkon te Muça i zili pranë shtyllës pingule godet me kokë dhe e dërgon në rrjetë. Mbrojtësi nuk feston për respekt të tifozave kuksianë.

45 minutat e para mbyllen me avantazhin e bardhebluve. Në fraksionin e dytë Kukësi do të fillojë një ofensivë drejt portës së Tiranës, por mbrojtja bardheblu dhe portieri Edvan Bakaj janë në gadishmëri duke thyer me sukses çdo aksion. Lima me shokë provojnë pa fund, por pa sukses. Me golin e Gentian Muçës do të mbyllej kjo sfidë që në fund i jep 3 pikë të arta Tiranës.

Kukësi – Tirana 0-1
Golat: Muça 30′
Formacionet
Kukësi: Koçi, Hallaçi, Shameti. Malota, Mici, Nika, Musolli, Xheferson, Karioka, Flores, Lima Trajner: Klodian Duro
Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Karan, Muça, Teqja, Bulku, Malaj, Karabeci, Kërçiku, Fukui, El. Bakaj Trajner: Ilir Daja
Gjyqtar: Bardhyl Pashaji

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"