VIDEO/ Tipletë ndaj Pogradecit, Tirana vazhdon marshimin drejt Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2018 | 15:55

VIDEO/ Tipletë ndaj Pogradecit, Tirana vazhdon marshimin drejt Kategorisë Superiore

Tirana mposhti Pogradecin me rezultatin 0-3 në ndeshjen e javës së parë, të fazës play-off mes Pogradecit dhe Tiranës.Bardheblutë e Ze Marias, e dominuan takimin përgjatë 90 minutave, duke treguar që jo më kot janë në vendin e parë. Ishte sulmuesi Majkëll Ngoo ai që kaloi në avantazh kryeqytetasit, pas një dhuratë nga mbrojtja kundështare.

 

Pogradeci

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të Tiranës, ndërsa në pjesën e dytë, Bedri Greca shënoi golin e dytë, që i dha qetësi skuadrës bardheblu. Për të vulosur triumfin e sotëm, mendoi Halili, i cili në minutën e 93-të shënoi golin e tretë.  Me fitoren e sotëm kryeqytetasit shkuan në kuotën e 26 pikëve.

Topllari

POGRADECI-TIRANA 0-3

Ngoo 14′, Greca 50′, Halili 90+3′

Ka përfunduar takimi. 

90+3′ GOOOOL Tirana. Ka shënuar edhe sulmuesi Grent Halili, i cili me një goditje të kalibruar e ka çuar topin në trekëndësh. 

84′ Zëvendësim te Pogradeci,  portieri Mali largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e merr Mertkola.

70′ Zëvendësim te Tirana, largohet autori i golit të parë Majkëll Ngoo, në fushën e lojës i riu Muçi.

65′ Zëvendësim te Pogradeci, largohet nga fusha Kopi Çerepi, në lojë Mario Kame.

60′ Ngoo i kishte të gjitha shanset të shënonte golin e dytë personal, por i vetëm përballë portierit, ka gjuajtur jashtë kuadratit.

58′ Maveje provon me një goditje nga distanca, topi ndalet nga portieri Mali.

57′ Tirana bën 2 zëvendësime, largohet Greca dhe Daja, në fushë Halili dhe Maguna.

53′ Çerepi ndëshkohet me karton të verdhë.

50′ GOOOOL Tirana 2-0. Greca përfiton nga çoroditja e mbrojtjes pogradecari, dhe godit me të majtën duke tundur për të dytën herë portën e Malit. 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Pogradeci-Tirana 0-1. 

45+1” Reagon Pogradeci. Çerepi lëshon një gjuatje me të djathtën, topi grushtohet nga portieri Lika, përpiqet Lame të përfitojë, por ndërhyn përsëri numri 1 i portës bardheblu duke larguar rrezikun.

45′ Përsëri Tirana rrezikshëm. Bedri Greca provon me një gjuatje në hyrje të zonës, topi përfundon mbi kuadrat.

35′ Pranë golit të dytë Tirana me anë të mbrojtësit, Alvaro Bishaj, i cili mori një krosim nga Karabeci, gjuajti me kokë, por topi përfundoi ngjitur me shytllën e portierit Mali.

25′ Lojë e kujdesshme dhe pa sulme në portat respektive.

14′ GOOOL Tirana. Sulmuesi Ngoo ka marrë një dhuratë nga mbrojtësit e Pogradecit, i gjendur i lirë brenda zonës e kishte shumë të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë. 

10′ Ngoo shënon për bardheblutë, por për gjyqtarin kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje.

1′ Menjëherë pranë golit të avantazhit Pogradeci me Topllarin, i cili është gjendur i vetëm përballë portierit Lika, i cili ka ndalur goditjen e tij.

1’ Ka nisur sfida në stadiumin “Gjorxhi Kyçyky” të Pogradecit.

Pogradeci: Mali, Idri, Hysenllari, Pere, Pura, Çerepi, Lame, G.Liçkollari, J.Liçkollari, Alillari, Topllari. Trajner: Festim Fetollari.

Tirana: Lika, Hoxhallari, Bishaj, Cake, Kërçiku, Daja, Maveje, Karabeci, Sentamu, Greca, Ngoo. Trajner: Ze Maria

Gjyqtar: A.Beqiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"