VIDEO/ Tifozi maroken feston së bashku me senegalezët kualifikimin, pamjet nga stadiumi “pushtojnë” rrjetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 20:31

VIDEO/ Tifozi maroken feston së bashku me senegalezët kualifikimin, pamjet nga stadiumi “pushtojnë” rrjetin

Senegali mposhti Ekuadorin sot në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve. Me këtë fitore ata janë kualifikuar në fazën tjetër, ndërsa ekudorianët janë eliminuar dhe do të kthehen në shtëpi.

maroken

Por një moment tepër special është filmuar nga stadiumi. Një tifoz maroken ka qenë i infiltruar mes tifozëve senegalezë.

Teksa këta të fundit kanë qenë duke festuar golin e dytë, marokeni i është bashkuar kërcimit. Edhe pse në fillim i është dukur e vështirë, tifozi është parë mjaft i motivuar dhe i integruar.

Imazhi i tij është bërë viral në rrjetet sociale për shkak të natyrës së tij ‘të rastësishme’ dhe argëtuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"