VIDEO/ Tifozi futet në fushë për të sulmuar gjyqtarin! Ulpiana mposht me përmbysje Gjilanin, trajneri Tetova merr fitoren e parë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 20:03

VIDEO/ Tifozi futet në fushë për të sulmuar gjyqtarin! Ulpiana mposht me përmbysje Gjilanin, trajneri Tetova merr fitoren e parë në kampionat

Ulpiana e Edlir Tetovës, arriti fitoren e parë në Superligën e Kosovës, teksa mposhti Gjilanin me rezultatin 2-3 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të.

auto_ulpo1632070826

Një takim që i pati të gjitha, golat, tensionin si dhe situatat e pakëndshme. Musolli kaloi i pari në avantazh Gjilanin, ndërkohë që miqtë përmbysën gjithçka me Santos që shënoi 2 herë nga pika e penalltisë. Skuadra e trajnerit Munishi, arriti të barazonte me Hajdarin, teksa ai që i dhuroi 3 pikë Ulpianës, ishte Selimi.

Vlen të theksohet fakti se minutat e fundit në takimin Gjilani – Ulpiana kanë qenë të “çmendura”. Skuadra e Ulpianës fitoi penallti dhe atë e goditi Santos, ku gaboi, pasi Koliçi priti gjuajten e tij. Megjithatë, kjo pritje e Koliçit nuk vlejti, pasi Oltion Rapa ishte futur më herë në zonë, pa u goditur penalltia, kësisoj ekzekutimit duhej të përsitej.

Pas rishikimit me VAR, gjyqtari Lirim Jashari urdhëroi që penalltia të përsëritej. Momente tensioni në stolin e Gjilanit, ku u ndëshkua me të kuq Agim Maliqi, ndihmësi i Ismet Munishit. Më pas, Santos përsëriti penalltinë, ku edhe shënoi, duke ngritur shifrat në 1-2.

Pas golit të Santos, tifozeria vendase nuk u përmbajt dhe një prej tyre u fut në stadium duke tentuar ta sulmojë gjyqtarin e ndeshjes, Lirim Jasharin… Ndërhyrja e Policisë ishte e shpejtë dhe u shmang përplasja fizike.


GJILANI-ULPIANA 2-3

GOLAT: Musolli, Hajdari / Santos (2), Selimi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"