VIDEO/ Tifozët turq e sulmojnë me sende të forta, Zhordi Alba iu kundërpërgjigjet! Shikoni incidentin e ndodhur në sfidën Gallatasaraj-Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2022 | 22:07

VIDEO/ Tifozët turq e sulmojnë me sende të forta, Zhordi Alba iu kundërpërgjigjet! Shikoni incidentin e ndodhur në sfidën Gallatasaraj-Barcelona

Një incident i shëmtuar u regjistrua në minutën e 86-të, në sfidën e zhvilluar mes Gallatasarait dhe Barcelonës, ku protagonistë ishin tifozët turq dhe futbollisti i skuadrës katalanase, Zhordi Alba.

bandicam 2022-03-17 22-06-57-889

Teksa mbrojtësi ishte duke kryer një rivënie anësore, sende të forta (shishe dhe gota plastike të mbushura me lëngje të ndryshme) u lëshuan drejt tij, nga tifozët turk. Alba nuk nguroi të kundërpërgjigjej, teksa në shenjë revolte, e shkelmoi topin me forcë drejt tribunës ku ishin vendosur tifozët që goditën Zhordi Albën.

Incidenti u shua pas afro 2 minutash, teksa futbollisti i Barcelonës u ndëshkua me karton të verdhë.  Për më tepër shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"