VIDEO/ Tifozët surprizojnë skuadrat para derbit, Milani  pritet me motorë ndërsa Interi me flamuj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 16:38

VIDEO/ Tifozët surprizojnë skuadrat para derbit, Milani  pritet me motorë ndërsa Interi me flamuj

Do të luhet duke filluar nga ora 18:00, derbi i Milanos, me Interit dhe Milanit. Do të jetë një derbi ndryshe nga herët e tjera, kur jemi mësuar të shikojmë atmosferën elektrizuese të tifozerive, që këtë herë për shkak të pandemisë nuk do të jenë të pranishme.

pjimage

Megjithatë pavarësisht se nuk do të jenë në stadium, nuk mund të mungonte mbështetja e tyre jashtë stadiumit, ku të dyja tifozeritë kanë dalë në rrugë për t’i dhënë zemër skuadrave.

Zikaltërit kanë pritur autobusin e skuadrës me flamuj, teksa më e veçantë ka qenë pritja nga tifozët kuqezinj. Këta të fundit kanë dalë para autobusit të gjithë me motorë dhe e shoqërojnë autobusin e skuadrës së tyre deri te stadiumi me motorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"