VIDEO/ Tifozët sherr me lojtarët, përleshje në aeroport teksa ekipi gjendet buzë “greminës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 21:33

VIDEO/ Tifozët sherr me lojtarët, përleshje në aeroport teksa ekipi gjendet buzë “greminës”

Kampionati brazilian njihet si një arenë e nxehtë kur bëhet fjala për futbollin. Tension ka pasur edhe tek ekipi i Bahias, në aeroport në momentin kur ekipi po kthehej barazimi 1-1 me Çapekoensen.

Capture

Lojtarët janë pritur me të bërtitura dhe të shtyra nga ana e tifozëve. Futbollistët janë përpjekur të mbrohen tek pjestarët e ekipit të sigurisë, ndërsa sulmuesi Gilberto është përpjekur të qetësojë grupimin e tifozëve.

Bahia gjendet në një pikë kritike në kampionat, shumë pranë rënies nga kategoria, dhe tifozët nuk pajtohen kurrsesi me këtë situatë. U desh ndërhyrja e forcave ushtarake, që të qetësohej situata në aeroport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"