VIDEO / Tifozët rusë, sulm me fishekzjarrë gjyqtarit që na masakroi kundër Izraelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 11:37

VIDEO / Tifozët rusë, sulm me fishekzjarrë gjyqtarit që na masakroi kundër Izraelit

A ju kujtohet emri Deniz Ajtekin? Është gjyqtari i famshëm i ndeshjes Shqipëri-Izrael, i cili me vendimet e tij shumë të diskutueshme u dha një dorë miqve që të fitonin 3-0 pas 90 minutave ku nxori dy kartonë të kuq dhe dha dy penallti kundër kuqezinjve.

Shqiperi-Izrael gjyqtari

Ajtekin mori më shumë famë në vijimin e sezonit pas gafave absurde në ndeshjen mes Barcelonës dhe PSG-së në Ligën e Kampioneve, kur katalanasit fituan 6-1 dhe u kualifikuan në turin tjetër në dëm të parisienëve.

443FC27500000578-4881922-image-m-45_1505338053020

Ajtekin kthehej përsëri mbrëmë në skenën më të rëndësishme të futbollit të klubeve europiane, duke drejtuar ndeshjen mes Maribor dhe Spartakut të Moskës. Por me sa duket, gjyqtari gjerman ka krijuar armiq kudo dhe kjo u pa më së miri gjatë ndeshjes, kur tifozët rusë u përpoqën ta godasin me fishekzjarrë nga tribuna…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"