VIDEO/ Tifozët presin ta shikojnë te Milani, por sulmuesi i futet repit dhe publikon këngën e tij të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 18:08

VIDEO/ Tifozët presin ta shikojnë te Milani, por sulmuesi i futet repit dhe publikon këngën e tij të parë

Në miqësoret që Milani ka zhvilluar para fillimit të sezonit, ka rënë në sy një mungesë e sulmuesit portugez, Rafael Leao. Ky i fundit vuan një dëmtim, nga i cili nuk është rikuperuar akoma.

leao

Megjithatë përveç rikuperimit nga dëmtimi, sulmuesi ka vendosur ta shfrytëzojë këtë kohë edhe për projekte të tjera. Portugezi së fundmi ka publikuar këngën e tij në versionin “rapp”.

Mesa duket përveç futbollit, sulmuesi i ri ka pasion edhe muzikën, teksa e ka nisur këtë rrugë dhe dëshiron t’i bëjë të dyja njëkohësisht. Shumë shpejt Leao pritet të bashkohet me Milanin, sapo të jetë rikuperuar plotësisht, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

PANORAMASORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"