VIDEO/ Tifozët kërkuan derbin në kryeqytet, ja sa fansa kanë blerë biletën për në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2022 | 18:22

VIDEO/ Tifozët kërkuan derbin në kryeqytet, ja sa fansa kanë blerë biletën për në stadium

Partizani-Dinamo ishte një nga takimet me më shumë polemika rreth tij për shkak të zhvendosjes së derbit jashtë kryeqytetit në ndeshjet e shkuara, me tifozët që përmendnin këtë si arsyen kryesore të mungesës së pjesëmarrjes nga ana e tyre.

pjimage (50)

Gjerat duken se nuk kanë ndryshuar përsa i përket numrit të tifozëve edhe me zhvillimin e takimit në Tiranë, nga një video ekskluzive të xhiruar nga “Panorama Sport” shihet qartë se numri i tyre në stadium mbetet tepër minimal.

Shkak për këtë zgjedhje mund të jenë dhe pozitat respektive të ekipeve si dhe forma e treguar përgjatë sezonit, të cilat mund të kenë ndikuar në vendimin për pjesëmarrjen e vogël nga ana e dy tifozerive në derbi.


DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"