VIDEO/ Tifozët ‘huliganë’ të Liverpulit thyejnë xhamat e autobusit të Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 20:18

VIDEO/ Tifozët ‘huliganë’ të Liverpulit thyejnë xhamat e autobusit të Real Madrid

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar në prag të sfidës Liverpul-Real Madrid, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Gjatë udhëtimit nga hoteli për në stadium, skuadra e Real Madrid është përballur me gjeste të pahijshme nga tifozët e kuq.

Screenshot_13-4

Këta të fundit kanë thyer xhamin e autobusit të madrilenëve, i cili po transportonte lojtarët në stadium. Vlen të theksohet fakti, se Reali triumfoi në sfidën e parë me rezultatin 3-1. Liverpulit do i duhej një fitore me diferencë 2 gola, për të shpresuar te kualifikimi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"