VIDEO/ Tifozët holandezë shkatërrojnë lokalin në Tiranë, pas pijes plas “lufta” me karrige kokës! E pëson shqiptari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 22:17

VIDEO/ Tifozët holandezë shkatërrojnë lokalin në Tiranë, pas pijes plas “lufta” me karrige kokës! E pëson shqiptari

Zona e 9-katsheve në Tiranë është kthyer në arenë sherri mes tifozëve mbrëmjen e sotme.  

sdfsdfsdsfdffff

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al duket momenti kur tifozët në gjendje të dehur, përplasen me njëri tjetrin me karrige.

Në sherr janë përfshirë tifozë shqiptarë dhe holandezë ndërsa nuk dihet shkaku që ka sjellë përplasjen mes tyre.

Mes kaosit të krijuar secili qëllon në drejtim të të tjerëve me karrige ndërsa situata del jashtë kontrollit.

Gjatë sherrit, një karrige në “fluturim” godet pas koke edhe shtetasin shqiptar dhe ai mbetet i shtrirë në tokë për disa minuta.

Sipas policisë tashmë ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
PANORAMASPORT.AL
.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"