VIDEO/ Tifozët e Tiranës dhe Bylisit në ankth, shikoni çfarë ndodh në FSHF në këto momente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 19:45

VIDEO/ Tifozët e Tiranës dhe Bylisit në ankth, shikoni çfarë ndodh në FSHF në këto momente

Ditën e sotme, duke filluar nga ora 13:00, është mbledhur Komisioni i Etikës, ku janë disa protagonist të ndeshjes Bylis-Tirana, të cilët do japin dëshmitë e tyre, mbi dyshimet për trukim të kësaj ndeshje.

107932844_314146523086045_28087288670394088_n

Për të folur rreth kësaj ndeshje janë shumë njerëz, që kanë qenë protagonist në sfidën e Ballshit për Kupë.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, trajneri Veljko Dovedan, kapiteni Valentino Murataj dhe Jurgen Goxha, janë paraqitur për të dhënë dëshminë e tyre, për dyshimet që janë ngritur.

Pasi të jenë marrë të gjitha versionet e përgjigjeve dhe disa prova të tjera, më pas pritet të vendoset përfundimisht se çfarë ka ndodhur në ndeshjen e Ballshit, e cila ka ngritur dyshime të mëdha për trukim.

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë video nga mbërritja e lojtarëve, trajnerit dhe presidentit të Bylisit.

OLSI TUJANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"