VIDEO/ Tifozët e Lionit të pandreqshëm, përleshen në stadium pas eliminimit nga Liga e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2022 | 0:11

VIDEO/ Tifozët e Lionit të pandreqshëm, përleshen në stadium pas eliminimit nga Liga e Europës

Lioni u eliminua nga Uest Hem në çerekfinalen e Evropa Ligës, teksa u mposht me rezultatin 0-3 nga skuadra angleze. Kjo humbje e hidhur nuk është kapërdirë dot nga tifozët francezë, që kohët e fundit kanë krijuar mjaftë përplasje.

Screenshot_12-9-600x360

Në përfundim të ndeshjes ndaj Uest Hem, një tjetër situatë e paprecedent u regjistrua në pjesën e tribunës pas portës në krahun jugor, tifozët e Lionit u përleshën me forcat e sigurisë, duke krijuar momente kaotike. Për më tepër shikoni pamjet:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"