VIDEO/ Tifozët e godasin me birrë, reagimi i futbollistit të Lajpcigut i habit të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 17:22

VIDEO/ Tifozët e godasin me birrë, reagimi i futbollistit të Lajpcigut i habit të gjithë

Lajpcigu fitoi 0-5 në transfertë ndaj Klub Bryzh. Kjo ishte fitorja e parë për gjermanët këtë sezon në Champions dhe entuziazmi gjatë ndeshjes ishte i madh. Megjithatë jo të gjithë ishin të lumtur për rezultatin.

birre

Një nga tifozët e Klub Bryzh tentoi të godiste lojtarët me një gotë birrë, por nuk ia doli dot.  Mbrojtësi i Lajpcig, Josko Gvardiol kërceu mbi lojtarët dhe me kokë e largoi rrezikun. Ky episod shkaktoi të qeshura në rrjet përpos rezultatit të thellë të miqve.

Me këtë fitore Lajpcig shkoi në kuotën e 4 pikëve,por ngelet ende në vendin e fundit në grupin A.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"