VIDEO/ Tifozët e gjuajnë me gota birre pas golit të shënuar, Haland i surprizon me reagimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 10:05

VIDEO/ Tifozët e gjuajnë me gota birre pas golit të shënuar, Haland i surprizon me reagimin

Erling Haland, realizoi dopietë në përballjen ndaj Bajern Leverkuzen, ku skuadra e Dortmundit triumfoi me rezultatin 3-4. Në minutën e 77-të, norvegjezi realizoi nga pika e bardhe e penalltisë, teksa gjatë festimit, një lumë gotash me birrë vërshuan drejt ti, nga tifozët vendas, teksa Haland shkoi për të festuar në këndin e fushës.

haaland-2-780x439 (1)

Në këto moment, Haland, i surprizoi të gjithë, teksa mori në fushë një nga gotat me birrë te hedhura nga tifozët, teksa tentoi të pinte pak birrë, në shenjë ironie.

Shoku i tij i skuadrës Jude Bellingham, u kap gjithashtu nga kamera duke bërë një kapje spektakolare të një gote që po fluturonte në drejtim të tij.

Veprimet e Haaland ishin shumë të ngjashme me ato të Deklan Rajs, i cili festoi në mënyrë të ngjashme golin e Stërling ndaj Hungarisë në kualifikueset e Botërorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"