VIDEO/ Tifozët e gjejnë dhe i kërkojnë llogari për merkaton, drejtuesi i Junajtid i qetëson dhe i qeras me birra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 16:43

VIDEO/ Tifozët e gjejnë dhe i kërkojnë llogari për merkaton, drejtuesi i Junajtid i qetëson dhe i qeras me birra

Mançester Junajtid ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku përforcimet te “Djajtë e Kuq” kanë munguar në këto ditë të para të merkatos gjë që ka sjellë kontestime të shumta në radhët e tifozëve, të cilët kanë arritur deri aty sa i janë vënë pas drejtuesve të klubit për t’i gjetur dhe për ti kërkuar llogari për merkaton “e varfër”.

Collage Maker-19-Jun-2022-04.41-PM

Sipas raportimeve nga “Manchester Evening News” një grup tifozësh të Junajtid kanë takuar rastësisht në një lokal të qytetit administratorin e deleguar të klubit, Riçard Arnold dhe e kanë pyetur për arsyen se pse klubi nuk po kryen transferime.

Arnold i ka ftuar tifozët të pinë disa birra me të dhe të ulen për të diskutuar, ku i ka shpjeguar problemet me që ndodhen dhe i ka siguruar se klubi do të bëjë gjithçka që duhet për t’i garantuar tifozëve një skuadër kompetitive për sezonin e ardhshëm, ku ka përmendur dhe tratativën me De Jong të cilin Junajtid po përpiqet ta transferojë nga Barcelona.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"