Video/ Tifozët e Cervena Zvezdës provokojnë në Ligën e Europës: UEFA mafia, Kosova është Serbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 17:36

Video/ Tifozët e Cervena Zvezdës provokojnë në Ligën e Europës: UEFA mafia, Kosova është Serbi

Tifozët serbë të Cervena Zvezdës vazhdojnë të provokojnë me koreografitë e tyre në sfidat europiane. Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj BATE Borisovit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës, ata kanë shpalosur një koreografi ku shkruhej: “UEFA mafia, Kosova është Serbi”.

Cervena Zvezda

Shkrimi ishte në gjuhën serbe, ndërkohe që gjatë lojës nuk kanë munguar thirrjet për Kosovën, të cilën, serbët e konsiderojnë ende si pjesë të tyre dhe si zemër të Serbisë.

Komisionet e UEFE-s pritet të ndërmarrin një sërë masash ndëshkimore në lidhje me koreografinë e shpalosur dje në stadiumin e Cervena Zvezdës si dhe për koret fyese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"