VIDEO/ Tifozët e Benfikës e vërshëllyen, Hames i provokon me një… “manita”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 16:46

VIDEO/ Tifozët e Benfikës e vërshëllyen, Hames i provokon me një… “manita”

Bajerni i Mynihut e nisi me fitore aventurën për këtë sezon në Uefa Champions League, përballë skuadrës së Benfikës. Për bavarezët shënuan sulmuesi Robert Levandovski dhe mesfushori Renato Sançez. Ky i fundi kishte luajtur më parë për Benfikën dhe pasi shënoi golin nuk festoi në respekt të tifozëve të cilët u çuan në këmbë dhe e duartrokitën.

fdfdsd

Por me të njëjtën dëshirë që duartrokitën Sançezin, ata vërshëllyen Hames Rodrigezin në momentin e zëvendësimit pasi ai më parë ka qenë lojtar i rivalëve të tyre të përbetuar, Porto. Por edhe Hames nuk qëndroi pa iu përgjigjur tifozëve të cilët i provokoi duke ngritur dorën e tij lart, për t’i kujtuar fitoren e thellë 5-0 që Porto mori përballë Benfikës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"