VIDEO/ Tifozët e Atletikos ndalojnë yllin e skuadrës, i kërkojnë të dëmtojë në stërvitje… Grizmanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:49

VIDEO/ Tifozët e Atletikos ndalojnë yllin e skuadrës, i kërkojnë të dëmtojë në stërvitje… Grizmanin

Rikthimi i Antua Grizman te skuadra e Atletiko Madrid nuk i ka lënë të gjithë të kënaqur, ku të zhgënjyer kanë ngelur shumë tifozë.

GRIZMAN 2

Shumë prej tyre, nuk e harrojnë kur Grizman i braktisi në vitin 2019 për tu transferuar te rivalët e Barcelonës. Edhe pse katalanasit paguan një shumë rekord prej 120 milionë eurosh, francezi nuk i justifikoi asnjëherë me paraqitjen e tij.

Në sfidën e djeshme kundër Portos për Champions, disa tifozë të Aletikos kanë vërshëllyer në drejtim të Grizmanit, por ky i fundit i ka tallur. Kjo gjë ka acaruar së tepërmi tifozët që ditën e sotme kanë pritur lojtarët që të hyjnë në qendrën stërvitore.

Në një moment, një tifoz ndalon sulmuesi Zhoao Feliks duke i thënë: ‘’Ju lutem, dëmtojeni Grizmanin, shkeleni atë. Ai nuk duhet të hyjë si tullarë në fushë para teje’’.

Një situatë jo e këndshme kjo për Grizman, tani që do të ketë kundër dhe tifozët e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"