VIDEO/ Tifozët e Anglisë dhe ata të Kosovës bëhen bashkë, këndojnë në kor kundër Serbisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 17:44

VIDEO/ Tifozët e Anglisë dhe ata të Kosovës bëhen bashkë, këndojnë në kor kundër Serbisë

Kosova do të luajë pas pak minutash ndeshjen e fundit për kualifikueset e Euro 2020, atë kundër Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.Engalnd-600x360

Atmosfera në Prishtinë është me të vërtetë elektrizuese, kjo edhe për faktin se një kombëtare e madhe zbarkon në Kosovë. Tifozë të shumtë anglezë do të jenë në “Fadil Vokrri”, për të mbështetur kombëtaren e tyre. Madje në rrugët e Prishtinës shihen shumë të lumtur për mikpritjen që iu është bërë nga Kosovarët, ku këndojnë dhe festojnë së bashku.

Nuk mungojnë as thumbat për Serbinë, teksa në një video të siguruar nga “Gazeta Express”, shihet tifozët anglez dhe ata kosovarë, teksa këndojnë: “Serbinë e rrahim kudo.”

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"