VIDEO/ Tifoz i çmendur me Romën, këngëtari i njohur italian do jetë në Tiranë: Shpresoj të kthehem me Kupën në duar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 18:52

VIDEO/ Tifoz i çmendur me Romën, këngëtari i njohur italian do jetë në Tiranë: Shpresoj të kthehem me Kupën në duar

Antonelo Venditi, një nga emrat e njohur të muzikës italiane, do të jetë një nga tifozët e shumtë VIP në tribunën e “Air Albania” këtë mesjavë për finalen e Ligës së Konferencës.

antonello-venditti-2

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se këtë të mërkurë do të ishte në kryeqytetin shqiptar për të ndjekur Romën e tij, një skuadër me të cilën është tifoz dhe të cilën e ndjek me vazhdimësi edhe në ndeshjet ndërkombëtare.

“Po ju lajmëroj për dy gjëra. E para është që jam lënduar, nuk jam me fat”, thotë këngëtari në postimin e tij në Instagram duke treguar gjurin dhe një borsë me akull të vendosur mbi të. “Shihni, ky është gjuri im, u rrëzova dhe qeni më rrëzoi.

Po ju lajmëroj që do të shkoj në Tiranë dhe pastaj do të kthehem në Romë, shpresoj me Kupën në duar, por jo unë”, tha me humor këngëtari i njohur italian në postimin e tij në Instagram.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"