VIDEO/ Tiago Silva debuton më gafë në Premier Ligë, shikoni gabimin e bërë që i kushtoi me gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 19:33

VIDEO/ Tiago Silva debuton më gafë në Premier Ligë, shikoni gabimin e bërë që i kushtoi me gol

Tiago Silva ka debutuar me Çelsin në Premier Ligë ditën e sotme në përballjen me Uest Bromuiç, por jo gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.bandicam 2020-09-26 19-31-59-471

Në minutën e 25’, në tentativë për të pasuar te shokët e skuadrës, braziliani e dërgon topin te kundërshtari Robinson, me këtë të fundit që nuk ka falur, duke shënuar. Një moment i vështirë për Silvën, prej të cilit pritet shumë te Çelsi këtë sezon, për faktin se një nga repartet ku londinezët kanë pasur më shumë probleme ka qenë mbrojtja.

Pjesa e parë është mbyllur 3-0 për Uest Bromuiç, duke treguar se Çelsin nuk i bëjnë punë në kampionat as afrimet e shumta në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"