VIDEO/ Thyhet tersi i barazimeve, Tirana triumfon me përmbysje ndaj Kastriotit dhe i dërgon mesazh Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 23:57

VIDEO/ Thyhet tersi i barazimeve, Tirana triumfon me përmbysje ndaj Kastriotit dhe i dërgon mesazh Partizanit

Tirana i ka dhënë fund serisë së barazimeve në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin 2-1 Kastriotin me përmbysje.

TIRANA

Ndeshja nisi keq për bardheblutë, që e panë veten në disavanatzh në minutën e 21’, kur Dejvid shndërroi në gol një krosim perfekt të marrë nga krahu i majtë.

Bardheblutë gjetën golin e barazimit në minutën e 35’ me Idriz Bathën, teksa Muçi përmbysi rezultatin në minutën e 51’, 2 minuta para se në fushë të futej Tulant Seferi, i cili bëri debutimin me bardheblutë ditën e sotme.

DEBUTIMI I SEFERIT

Me këtë fitore Tirana ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë dhe shkon në derbin ndaj Partizanit të premten pas një fitoreje.

FT| Tirana-Kastrioti 2-1

Battha 35′, Muç 51’/ Devid 21′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

86’ Zëvendësimi i fundit te Tirana, largohet nga fusha e lojës Halili, për Sasrakun.

75’ Tjetër zëvendësim te Kastrioti, largohet nga fusha e lojës Deliaj, për t’i lënë vendin Nuriut.

72’ Krosim i rrezikshëm i Nezirit nga krahu i djathtë, Najdovski në tentativë për të larguar, për pak e dërgon topin në portën e tij.

66’ Tjetër mundësi e mirë për Tiranën. Ismajgleci, gjuan fort nga goditja e dënimit, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë të Hidit.

60’ Trajnerët bëjnë lëvizjet e radhës! Ndreu largon nga fusha e lojës Vokrrin, për Ramin. Dede largon Kukën dhe Torasën, për të inkuadruar Giamfin dhe Vrapin.

62’ Pranë golit të tretë Tirana! Seferi merr një top nga mesfusha, shmang Çelën dhe Bojomin, provon me një gjuajtje të fortë, por Hidi bën heroin, duke i mohuar golin sulmuesit.

53’ Vjen debutimi i Taluant Seferit me bardheblutë, Dede largon nga fusha e lojës Tolin, për të inkuadruar sulmuesin e Kombëtares.

51’ GOOOOOL TIRANA 2-1! Fantastik Ernest Muçi, i cili merr një pasim perfekt nga Ismajlgeci, dhe mposht Hidin, për të përmbysur rezultatin.


46’ Zëvendësimi i parë në ndeshje, Ndreu largon nga fusha e lojës Okebugun, për të inkuadruar Nezirin.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

41’ E pabesueshme çfarë ka humbur Rezi, i cili i rrëmben topin Najdovskit pranë zonës, shfaqet i vetëm me portierin Bekaj, por gjuajtja shkon mbi traun e portës.

\

35’ GOOOOOOL TIRANA 1-1! Aksion shumë i bukur i bardhebluve, me Halilin, që lëshon një top të bukur për Toshevskin në krahun e djathtë, ky i fundit futet bukur në zonë, pason për Bathën, i cili gjuan fort dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës.

28’ Rast i mirë për Tiranën. Kuka tenton të surprizojë krutanët me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Hidi është i vëmendshëm dhe e largon topin në goditje këndi.

21’ GOOOOOL KASTRIOTI 0-1! Fantastik Devid, i cili shfrytëzon shumë mirë një krosim i ardhur nga e majtë, për ta dërguar topin në rrjetë.

12’ Tenton të rrezikojë Kastrioti, me Mehmetin që lëshon një top të gjatë për Devid, por ky i fundit ndalet nga mbrojtësit bardheblu.

Starton takimi në “Selman Stërmasi”!

FORMACIONET ZYRTARE:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Kuka, Halili, Toli, Batha, Torasa, Muçi. Trajner: Nevil Dede

Kastrioti: Hidi, Deliaj, Bojom, Çela, Prodani, Okebugu, Vokrri, Mehmeti, Moraes, Rezi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu

138903280_2147147648751980_5539342893659313990_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"