VIDEO/ Thyhet “tabuja”, Teuta triumfon në shtëpi ndaj Bylisit. Durrsakët rrëmbejnë vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 23:25

VIDEO/ Thyhet “tabuja”, Teuta triumfon në shtëpi ndaj Bylisit. Durrsakët rrëmbejnë vendin e dytë

Teuta ka thyer “tabunë”, duke marrë fitoren e parë në shtëpi për këtë sezon në kampionat, teksa mposhtën ditën e sotme Bylisin me rezultatin 2-0.

festa e golit te vila

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga durrsakët ajo në “Niko Dovana”. Lorenco Vila shënoi golin e parë për skuadrën e Edi Martinit në minutën e 28’, duke rrezikuar edhe më vonë në disa raste, por pjesa e parë u mbyll në avantazhin e një goli.

Pjesa e dytë nis aty ku u mbyll e para, me durrsakët më kërkues, duke kërkuar me ngulm golin e dytë, të cilin e gjetën në minutën e 66’. Ishte Ildi Gruda, i cili 5 minuta pasi ishte futur në fushë, shpërthen bukur në të majtë, për të finalizuar aksionin më pas me gol. Rezultati nuk ndryshoi më deri në fund, me Teutën që merr kështu një fitore shumë të rëndësishme dhe ngjiten në vendin e dytë me 23 pikë.

FT| TEUTA-BYLIS 2-0

L. Vila 28′, Gruda 66′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet takimi!

84’ Dëmtohet Albano Aleksi, pasi një dueli me Antoni Beji. Mesfushori e ka të pamundur për të vazhduar ndeshjen dhe largohet me barelë. Në vendin e tij futet Ledio Beqja.

74’ Tjetër mundësi e mirë për Teutën, me Lorenco Vilën që i shkon pranë golit të dytë personal, por gjuajtja e tij ndalet te shtylla.

71’ Zëvendësim i dyfishtë te Teuta, largohen Avdyli dhe Krasniqi, për t’i lënë vendin Asion Dajës dhe Kapllanit.

66’ GOOOOL TEUTA 2-0! Shpërthim fantastik i Ildi Grudës në krahun e djathtë, teksa shfaqet i vetëm me portierin Qirko dhe me një gjuajtje të bukur e ndal topin në fundin e rrjetës.

61’ Zëvendësimi i parë për Teutën! Bregu largohet nga fusha e lojës me probleme, në vendin e tij futet Gruda.

49’ Pranë golit Teuta me Bregun! Mbrojtësi i Bylisit, Janku nuk kuptohet me portierin Qirko, nga kjo tenton të përfitojë Bregu, por topi largohet në momentin e fundit.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime për Bylisin, Largohen nga fusha e lojës, mehmetllari dhe Ymerhalilaj, për t’i lënë vendin Qardakut e Bejit.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

36’ Pranë golit Bylisi me Mehmetllarin, i cili tenton të shtyjë topin në rrjetë, pas një gjuajtje të Ymerhalilajt, por nuk ia del.

28’ GOOOOOL TEUTA 1-0! Fantastik Lorenco Vila, i cili përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes ballshiote, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.

26’ Nuk i besojnë sytë te Bylisi! Stojanoviç humb një rast të artë, teksa nga shumë afër portës, gjuan jashtë.

23’ Vjen goditja e parë në kuadrat për këtë ndeshje! Kuro merr një krosim perfekt nga Vila, gjuan bukur me të majtë, por Qirko i mohon golin, duke bërë një pritje spektakolare.

21’ Tenton të surprizojë Bylisi me një kundërsulm, por Spahiu dështon në momentin e fundit, duke u mbyllur nga mbrojtësit durrsakë.

4’ Krosim i bukur i Lorenco Vilës nga krahu i majtë, duke dërguar një top të rrezikshëm në zonë, por asnjë lojtar i durrsakëve nuk ia del ta arrijë për ta dërguar në rrjetë.

Starton takimi në “Niko Dovana!

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: E. Martini

Bylisi: Qirko, Ymeralilaj, Janku, Stojanovic, Hadroj,  Garsia, Lorran, Ujka, Ntephe,  Mehmetllari, Spahiu. Trajner: V. Dovedan.

BYL

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"