VIDEO/ Thyhet Liverpuli, Simeone “shuplakë” kampionëve në stadiumin ku fituan Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 23:00

VIDEO/ Thyhet Liverpuli, Simeone “shuplakë” kampionëve në stadiumin ku fituan Champions-in

Atletiko e Madridit ka surprizuar kampionët e Liverpulit, duke i mposhtur me rezultatin 1-0, në sfidën e parë, të vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampionëve.

Saul

Një disfatë e hidhur kjo për skuadrën e Jyrgen Klop, e cila vinte pas një serie të gjatë pozitive në kampionat, teksa u mposhtën pikërisht në stadiumin ku fituan Champions-in sezonin e shkuar.

Atletiko

Golin për vendasit e shënoi Saul në minutën e 4-t. Gjithçka mbetet e hapur në sfidën e kthimit, teksa me këtë rezultat, spanjollët janë favoritë për të avancuar më tej.

FT| ATLETIKO MADRID-LIVERPUL 1-0

Saul 4′ 

Formacionet zyrtare:

Atletiko Madrid: Oblak, Tomas, Felipe, Saviç, Vrsaljko, Lodi, Koke, Saul, Lemar, Morata, Korrea. Trajner: D. Simeone

Liverpul: Alison, Van Dajk, Gomez, Robertson, Aleksander-Arnold, Henderson, Fabinjo, Vijnaldum, Salah, Firmino, Mane. Trajner: J. Klop

 

formacion

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"