VIDEO/ Thithën tullumbace me helium në një klub nate, klubi i Premier Ligës nis hetimet për lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 18:23

VIDEO/ Thithën tullumbace me helium në një klub nate, klubi i Premier Ligës nis hetimet për lojtarët

Katër lojtarë të Brajtonit janë në telashe të mëdha me klubin e tyre, kjo për shkak të një video që po qarkullon në rrjetet sociale.c98a5720-4e53-11ea-aae0-02b7b76bf47f

Së fundmi në internet po qarkullon një video, ku shihen disa lojtarë të skuadrës së Brajtonit, duke thithur tullumbace me helium, në një lokal nate në Spanjë. Paskal Gros, Shejn Dufi, Leandro Trosard dhe Alireza Jahanbaksh, tashmë janë në telashe me ekipin e tyre, teksa klubi ka nisur një hetim për ta.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur lojtarët ishin me pushime dimërore, teksa në tavolinë duken të rrethuar në me pije alkolike.

Kjo video thuhet se mund të jetë nxjerrë në internet nga tifozë të Kristal Palasit, të cilët duan të shohin keq rivalët e tyre. Kjo nuk është pritur mirë nga trajneri i Brajtonit, Graham Poter, i cili pritet të japë një ndëshkim për lojtarët.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"