VIDEO/ Teuta zgjohet përballë Kastriotit, durrsakët fitojnë dhe i largohen vendit të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 0:08

VIDEO/ Teuta zgjohet përballë Kastriotit, durrsakët fitojnë dhe i largohen vendit të fundit

Teuta është larguar nga vendi i fundit në renditjen e Kategorisë Superiore pasi ka mundur sot Kastriotin në një ndeshje shumë të rëndësishme për luftën për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar.

bandicam 2023-01-14 16-00-58-991

Në një duel shumë të luftuar, dy skuadrat kërkuan me ngulm golin, me krutanët që u shfaqën më rrezikshëm në fillimin e sfidë. Por në fundin e pjesës së parë, vendasit shënuan me anë të Vilës dhe kjo ua bëri më të thjeshtë pastaj ndeshjen,

Ata u mbrojtën me rregull duke lejuar pak hapësira dhe me një kundërsulm ia dolën që të dyfishonin shifrat me Oshafin në pjesën e dytë të sfidës duke vendosur në kasafortë rezultatin e duelit.

Me këto tre pikë, Teuta ikën nga vendi i fundit në renditje, teksa ringjall plotësisht shanset e saj për mbijetesën në Superiore. Ndërsa konfirmohet kriza e Kastriotit i cili tanimë rrezikon që të përfshihet ai në vorbullën e zonës së ftohtë të klasifikimit.

TEUTA-KASTRIOTI 2-0
45′ L. Vila, 66′ Oshafi

KOMENTI LIVE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me suksesin 2-0 të Teutës.

90’+5’ Prenkoçeviç ndëshkohet me karton të verdhë në sekondat e fundit të sfidës.

90’+3’ Çyrbja dhe Halilaj marrin vendin e Oshafit dhe L. Vilës në fushën e lojës.

90’+3’ Top në qendër për Selmanin i cili ia del të kalojë sferën mbi Qirkon, por edhe mbi traversën e portës së Teutës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

85’ Zogaj i lë vendin në fushë Ajazit në radhët e Kastriotit.

85’ Karton i verdhë edhe për Stojanoviç i cili ndal një kundërsulm të Vilës.

82’ Goditje dënimi për Teutën me topin që harkohet në zonë, por askush nuk devijon edhe pse sfera mbeti para Salit.

79’ Hoxha merr vendin e Çejkut te Teuta.

78’ Karton i verdhë për Kuron, pas një ndërhyrje në mesfushë.

78’ Sali detyrohet të dalë nga zona për të larguar topin me kokë, për të shmangur një rast të rrezikshëm të Vilës.

74’ Krutanët krijojnë një rast të rrezikshëm me një harkim nga e majta që gjen Selmanin në zonë, por gjuajtja me kokë e tij kalon sferën mbi traversë.

bandicam 2023-01-14 17-31-23-622

66’ GOOOL TEUTA! Durrsakët shënojnë përsëri pas një aksioni të L. Vilës i cili nga e majta pason në qendër për Oshafin. Durrsakët nisin festën por vijërojtësi e anulon për pozicion jashtë loje. Ndërhyn VAR-i, i cili kthen vendimin në fushë, duke konfirmuar golin për durrsakët.

60’ Karakaçi dhe Mehmeti i lënë vendin në fushën e lojës Onanugës dhe Kaçinarit në radhët e Kastriotit. Kapiteni largohet i inatosur nga fusha dhe nuk ulet në pankinë por shkon direkt në dhomat e zhveshjeve.

55’ Kombinim i shpejtë në qendër i durrsakëve por me Stojanoviç i cili ia del t’i heqë Vilës nga këmbët topin në momentin e duhur duke shmangur që sulmuesi të shkonte direkt në portë.

53’ Karton i verdhë edhe për A. Selmanin për një faull.

51’ Krutanët ekzekutojnë me një skemë duke nxjerrë Zogajn në pozicion goditjen por ai rrëshqet dhe nuk i jep topit forcën e duhur, me sferën që bllokohet.

50’ Gjinollari ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kodrës.

48’ L. Vila përpiqet të gjejë rrjetën përsëri me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por nuk ka shënjestrën për të çuar sferën në portë.

48’ Selmani mundohet të gjejë Mehmetin, por ai nuk kontrollon siç duhet dhe topi shkon në duart e  Qirkos.

45’ Çela merr vendin e Grecës në fillimin e pjesës së dytë.

Foto: F. Hazisllari

Foto: F. Hazisllari

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me rezultatin 1-0 për Teutën.

45’+1’ Beqaj i shkon shumë pranë golit të dytë teksa godet në hyrje të zonës, por sfera përplaset në traversë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Protesta nga krutanët për pozicion jashtë loje, por edhe VAR konfirmon golin.

45’ GOOOL TEUTA! Pas një goditje dënimi, topi harkohet në zonë ku një devijim kthehet në asist për Lorenco Vilën i cili dërgon sferën në rrjetë.

38’ Tashmë është Teuta ajo që përpiqet të krijojë raste të rrezikshme me harkime në zonë, pa vënë në vështirësi të mëdha Salin.

35’ Gjuajtje e fortë në ecje e sipër e Mehmetit, topi përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të djathtë të Qirkos.

30’ Presing i lartë i krutanëve që kanë kthyer durrsakët në prapavijë. Karakaçi tenton që të gjejë hapësirë për të gjuajtur, por mbulohet mirë nga mbrojtja durrsake.

28’ Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për krutanët, Mehmeti gjuan direkt në portë por çon sferën në duart e Qirkos.

24’ Top i gjatë në thellësi për Zogajn, ndërhyrja e mbrojtësve shmang rrezikun para portës vendas.

22’ Kodra driblon në mesfushë dhe pastaj gjuan nga jashtë zonës, por pa gjetur katërkëndorin e portës së Qirkos.

20’ Goditje nga këndi e durrsakëve, topi harkohet në qendër për Qaqin i cili gjuan me kokë por çon sferën shumë lart mbi katërkëndor.

19’ Marku nga e djathta ka hapësirën për të harkuar, por Prenkoçeviç ia del të ndalojë sferën.

duka hasanbelliu

17’ Një harkim në zonë sheh Qirkon të dalë i vëmendshëm duke shmangur rreziqet për portën e tij.

9’ Menjëherë protesta nga krutanët pas një faulli të Prenkoçeviç ndaj L. Vilës.

8’ Një harkim në zonë nga thellësia krijon pak panik mes mbrojtjes së Kastriotit, por më pas sfera largohet.

4’ Minuta studimi për të dy ekipet që nuk krijojnë mundësi të rrezikshme para portës.

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Qirko, Jazxhi, Qaqi, Marku, Kouro, Beqja, Vila, Karabeci, Cejku, Oshafi, Gjinollari.
Trajneri: Edi Martini.

Kastrioti: Sali, A. Selmani, Stojanoviç, Prenkoçeviç, Mehmeti, Kodra, Karakaçi, Hasani, Greca, Zogaj, S. Selmani.
Trajneri: Ardian Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"