VIDEO/ Teuta thyen Kukësin, Shkëmbi triumfon ndaj Duros. Kallaku rikthehet me gol vendimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 17:50

VIDEO/ Teuta thyen Kukësin, Shkëmbi triumfon ndaj Duros. Kallaku rikthehet me gol vendimtar

Teuta doli me një fitore 1-0 nga sfida e javës së gjashtë, të cilën e zhvilloi në shtëpi përballë Kukësit.

teuta kukesi rroca

Në “Niko Dovana” të Durrësit, pjesa e parë ishte e qetë, por rastet nuk munguan nga të dyja krahët. Lojtarët provonin të tundnin rrjetat, por duhet thënë që të dy portierët, Xhika dhe Frashëri u treguan në nivelin e duhur.

Në pjesën e dytë, ishin durrsakët që kishin më shumë iniciativë, dhe për ekipin e Duros gjithçka u bë më e vështirë, kur në minutën e 72-të, Maliqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe la të tijtë eme një lojtar më pak në fushë.

kallaku teuta kukesi

Skuadra e Shkëmbit rriti akoma më shumë dozën e sulmeve, dhe kuksianët u ndëshkuan në minutën e 84-t. Ata shkaktuan një penallti, dhe nga pika e bardhë ishte Sherif Kallaku ai që nuk gaboi përballë Xhikës

Në minutat e fundit, me të kuq u ndëshkua Todorovski në radhët e “djemve të detit”, por vendasit arritën të mbajnë fitoren. Në fund, Teuta mori 3 pikët, dhe tani e sheh veten në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në kuotën e 10 pikëve në vendin e katërt.

 

 

FT | Teuta-Kukësi 1-0

GOLAT: Kallaku pen. 84′ / 

KARTON I KUQ:  Todorovski 88′ (2V) / Maliqi 72′ (2V)

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Teuta-Kukësi 1-0

90′ 4 minuta shtesë.

89’ Abazaj kërcënon vendasit. Futet shpejt brenda zonës, godet, por topi përshëndet rrjetën e jashtme.

88’ Ndëshkohet me karton të kuq edhe Todorovski. Mbrojtësi mban Shkurtajn, dhe ndëshkon me të verdhë Todorovskin, dhe i dyti. Tani të dyja ekipet me nga 10 lojtarë.

85’ Kallaku heq fanellën pas shënimit të golit, dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë. Interesant ishte fakti se mesfushori e hodhi fanellën te një prej tifozëve durrsakë, dhe doli nga fusha për të marrë një fanellë tjetër në stol, dhe më pas u fut sërish në fushë.

84’ GOOOOOOOL TEUTA 1-0/ Sherif Kallaku merr përsipër penalltinë, dhe mposht Xhikën nga 11 metra.

82’ Faull brenda zonës së Kukësit, Jorgji akordon penallti për ekipin e Shkëmbit.

79’ Ndërrimi i tretë i Shkëmbit. Lorenco Vila në fushë, në vendin e Roni Gashit.

78’ Rrezikon Teuta. Goditje e fortë me të majtën nga Kallaku, direkt nga ajri, por Xhika në pozicion.

74’ Lëviz menjëherë Duro. Kotobelli në fushë në vendin e Rrocës.

72’ Karton i kuq në Durrës. Maliqi merr të dytin e verdhë, pas një faulli në një duel ajror, dhe lë fushën e lojës.

71’ Vila kroson nga e djathta, por mbrojtja e Kukësit largon rrezikun.

69’ Xhika shpëton Kukësin. Pas një topi tokazi nga e djathta i Vilës, është pikërisht portieri i kuksianëve që zgjatet dhe i heq mundësinë Nikacc që shkonte rrezikshëm për të shënuar golin e avantazhit.

68’ Shkurtaj provon nga shumë larg, topi mbi portën e Frashërit.

68’ Tjetër karton i verdhë te durrsakët. Ndëshkohet edhe Todorovski, për një faull ndaj Obanor.

65’ Lëviz sërish Shkëmbi. Fut në fushë Nikaç, në vendin e Çyrbjes.

63’ Gavazaj drithëron vendasit. Nga hyrja e zonës godet bukur me të majtën, ngjitur me shtyllën topi.

62’ Shkurtaj kërkon të nisë Abazajn, por Hoxha në momentin e fundit mbyll rrezikun.

60’ Faull ndaj Abazajt, Avdyli ndëshkohet me kartonin e verdhë.

59’ Avdyli provon një goditje me të majtën që nga rreth 30 metra, me këmbë e devijon Obanor.

56’ Abazaj dhe Rroca kërkojnë të kombinojnë në hyrje të zonës së durrsakëve, por mbyllen dhe ekipi i Shkëmbit eviton rrezikun.

55’ Çyrbja ndalet në krahun e majtë, dhe vendasit duan faull, por nuk është i këtij mendimi Jorgji.

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës. Shkëmbi hedh menjëherë Kallakun në fushë, në vendin e Shkallës.

Mbyllet pjesa e parë. Teuta-Kukësi 0-0

45′ Asnjë minut shtesë.

36’ Maliqi kroson për Shkurtajn, por nuk arrin vlonjati të godasë portën e Frashërit.

33’ Rast mjaft i mirë për vendasit. Nga harkimi në goditje dënimi, topi shkon te Hoxha. Mbrojtësi zgjatet, por nuk e shtyn dot drejt portës së Xhikës, me këtë të fundit që del dhe kontrollon sferën.

32’ Provon Kitanovski drejt kuadratit të durrsakëve, por goditja e mbrojtësit prek vetëm rrjetën e jashtme.

30’ Rroca provon një goditje nga jashtë zone me të djathtën, por shumë e lehtë për Frashërin.

27’ Dy faulle të vendasve ndaj kuksianëve, në mesfushë. Lojtarët e Shkëmbit të nervozuar me gjyqtarin Jorgji, për këto faulle të shpeshta.

22’ Çyrbja provon direkt nga goditja e dënimit, por Xhika devijon në goditje këndi.

21’ Karton i verdhë për Maliqin te Kukësi, që shkakton një faull ndaj Avdylit pranë zonës.

21’ Vila kërcënon sërish portën e Kukësit, me kokë tani, Xhika në pozicion.

18’ Khalid merr një top në mesfushë, afrohet me zonën e Kukësit, godet, por devijohet topi. Në vijimin e aksionit, topin e merr Emiliano Vila që futet nga e djathta, godet por Xhika në pozicion pret.

13’ Kartoni i parë i verdhë. Kuros ndëshkohet tek durrsakët.

12’ Vila i merr një top Kitanovskit, kërkon të pasojë për Khalid, por e vëmendshme mbrojtja mike dhe largon rrezikun.

9’ Avdyli godet nga shumë larg, topi shkon rrezikshëm. Por, mbi kuadratin e Xhikës.

8’ Gashi rrëmben një top nga kuksianët, por i shpejtë është Xhika që del dhe mbyll.

5’ Top i gjatë për Khalid, por Obanor e mbyll.

2’ Shkurtaj provon një goditje, por ndalet nga mbrojtja vendase.

1′ Nis takimi në Durrës.

 

FORMACIONET

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Avdyli, Shkalla, Gashi, Çyrbja, Vila, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi.

bandicam 2019-09-28 15-21-00-442

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovski, Musolli, Limaj, Gavazaj, Rrocaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.

bandicam 2019-09-28 15-20-43-715

Gjyqtar: Enea Jorgji.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"