VIDEO / Teuta shënon vetëm në fund, Laçi i prish festën dhe është me një këmbë në finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2022 | 19:45

VIDEO / Teuta shënon vetëm në fund, Laçi i prish festën dhe është me një këmbë në finalen e Kupës

Laçi ka fituar në transfertë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt finales së turneut.

Foto" F. Hazisllari

Foto” F. Hazisllari

Vendasit ktheheshin pas 8 muajsh të luanin në “Niko Dovana” por ishin miqtë ata që u përshtatën më shpejt me fushën e re, duke kaluar në avantazh menjëherë me Ujkën. Më pas, ata administruan me shumë lehtësi përballë Teutës që rrezikoi rrallëherë portën e Dajsinanit.

Durrsakët zhvilluan një lojë më të mirë në pjesën e dytë, por u goditën në kundërsulm nga goli i Adeleke që ua bëri më të vështirë sfidën. Ata u përgjigjën me një gol vetëm në fund të ndeshjes, kur ishin minutat shtesë, por dolën të mundur nga sfida në fushën e tyre duke ia bërë më të thjeshtë kurbinasve kalimin në finale nëse do të administrojnë avantazhin në Laç.

TEUTA-LAÇI 1-2
90’+3′ Todorovski / 6′ Ujka, 58′ Adeleke

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Laçit.

90’+3’ GOOOL Teuta. Një pasim i Todorovskit nga e djathta devijohet dhe Dajsinani nuk ndal sferën, duke e parë atë të shkojë në rrjetë.

90’+2’ Zylfiu dhe Turkaj hyjnë në fushën e lojës në vend të Mazrekajt dhe Velijajt.

90’+1’ Ujka dhe Adeleke kombinojnë mirë me njëri-tjetrin, me sulmuesin që shfaqet në zonën e rreptësisë, por nuk arrin të devijojë aq sa duhet për të mposhtur përsëri Qirkon.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Shehu ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Akuah.

87’ Daci merr fundoren në të majtë dhe nis një pasim në qendër, largon Velkovski.

84’ Kombinim mes Plakut dhe Hykës, por asnjë prej tyre nuk arrin të gjuajë në portën e Dajsinanit.

77’ Plaku dhe Daci hyjnë në fushën e lojës në vend të Hebajt dhe Qaqit.

75’ Gjuajtje e fortë e L. Vilës e cila grushtohet nga Dajsinani. Hyka merr topin me shpejtësi dhe gjuan përsëri drejt portës, me Dajsinanin i cili nuk kontrollon si duhet e Hebajn që mundohet të shtyjë sferën në rrjetë, por më pas sinjalizohet një faull në dëm të portierit.

66’ Akuah mundohet të kontrollojë topin me një rrotullim në zonë, por sfera i ikën dhe përfundon te portieri Dajsinani.

65’ Goditje dënimi ballore e Kotobellit, Dajsinani del dhe grushton topin e harkuar në qendër duke larguar rrezikun.

62’ Teuta mundohet të reagojë, Kotobelli harkon nga e majta por askush nuk është në zonë të devijojë dhe Dajsinani mbërthen sferën.

58’ GOOOL Laçi. Mazrekaj jep një pasim perfekt për Adeleke i cili me shpejtësi kalon mes mbrojtësve të Teutës dhe mposht Qirkon.

54’ Hyka merr vendin e E. Vilës në fushën e lojës në radhët e Teutës.

49’ Van Dejv nuk mund të vazhdojë më dhe largohet nga fusha e lojës duke i bërë vend Adeleke.

48’ Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë pas një mbajtje ndaj Van Dejv.

47’ L. Vila shfaqet në krahun e majtë i vetëm në zonë, por as nuk gjuan dhe as nuk pason siç duhet, duke shpërdoruar një mundësi të artë shënimi.

46’ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Laçit.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Hebaj jep një pasim në thellësi për Akuah por pasimi është shumë i fortë, me sferën që kontrollohet nga Dajsinani.

41′ Gjyqtari ftohet të shohë edhe një herë pamjet në VAR dhe pasi i shqyrton për disa çaste, anulon vendimet e mëparshme.

39’ Penallti për Teutën. Gjyqtari Yzeiraj akordon gjuajtjen nga pika e bardhë pas një kontakti në zonë te Hebajt dhe jep të verdhë për Zikon.

31’ Shumë gabime nga të dy skuadrat në këto minuta, me aksionet që thyhen shumë lehtë nga mbrojtjet kundërshtare e me pasime të cilat nuk shkojnë në destinacion.

26’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë pas një shtyrje ndaj Van Dejv.

23’ Kurbinasit krijojnë një tjetër mundësi të rrezikshme me Van Dejv që i hap rrugën pasimit nga e djathta për Deliun, por ky i fundit nuk ka impaktin e duhur me sferën për ta nisur drejt rrjetës, duke shpërdoruar këtë rast.

16’ Teuta i afrohet përsëri golit me një aksion të bukur të Aleksit i cili i jep hapësirë pasimi Todorovskit në të djathtë. Ky i fundit nis sferën drejt Hebajt në shtyllën e dytë, por më fort se sa duhet dhe sulmuesi nuk e arrin për ta shtyrë në rrjetë.

12’ Qaqi i shkon afër golit pas një goditje nga këndi, kur në shtyllën e dytë kontrollon dhe gjuan, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

12’ Hebaj mes mbrojtësve kundërshtarë nuk kontrollon sicç duhet topin për të gjuajtur në portë, Ziko largon topin në këndore.

6’ GOOOL Laçi. Ujka nga distanca merr topin dhe nga rreth 25 metra lëshon një gjuajtje të cilën Qirko e devijon por nuk e ndal dot që të shkojë në rrjetë.

3’ Mazrekaj dhe Ziko nga e majta mundohen të gjejnë shokë të skuadrës në zonë por harkimet e tyre largohen nga prapavija durrsake.

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORAMCIONET ZYRTARE

Teuta: Todorovski, Qaqi, Jazexhi, Kotobelli, Beqaj, Aleksi, Akuah, L.Vila, Hebaj, E.Vila.

Trajner: Renato Arapi

Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Velkovski, Ignjatoviç, Ziko, Shehu, Deliu, Ujka, Mazrekaj, Harmon, Velija

Trajner: Mirel Josa

WhatsApp Image 2022-03-30 at 5.13.39 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"