VIDEO/ Teuta shpërthen në Vlorë, Flamurtari mbyll një vit për turp

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 23:45

VIDEO/ Teuta shpërthen në Vlorë, Flamurtari mbyll një vit për turp

Teuta nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren ndaj Flamurtarit në transfertë. Ekipi durrsak ka mundur pastër me rezultatin 1-3 vlonjatët, të cilët nuk mundën dot të reagonin.

bandicam 2019-12-23 12-25-16-810

Sfida e vlefshme për javën e 17-të, e cila u ndërpre ditën e djeshme për shkak të rreshjeve, u luajt sot dhe Teuta nuk e diskutoi në asnjë moment.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini, kaloi në avantazh në minutën e 33-të me anë të Emiljano Vilës, i cili shënoi dhe të dytin, në fillimin e pjesës së dytë.

Ndërkaq Sherif Kallaku me një perlë jashtë zone ka trefishuar dhe ka vulosur për skuadrën e tij fitoren.

Flamurtari është munduar të reagoj, dhe gjeti golin në fund me Ribajn, i cili as nuk ka festuar.

Më në fund Teuta ka gjetur golat dhe fitoren në transfertë që i kanë munguar kaq shumë këtë sezon. Durrsakët tashmë ndodhen në vendin e pestë duke parakaluar Laçin, dhe ka pikë të barabarta me Tiranën dhe Partizanin që kanë 28.

Ndërsa Flamurtari mbetet i zhytur në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.

FLAMURTARI – TEUTA 1-3
(Ribaj 89’/ Emiljano Vila 33′, 47′, Kallaku 65′)

Përfundon sfida në Vlorë, Teuta fiton 1-3. 

89′ GOOOLLL Flamurtari! Ribaj gjen rrugën e rrjetës, një minutë para fundit.

81′ Rast tepër i mirë për Teutën, Nikaç ndalet nga Moçka.

80′ Vrapi godet fort, Frashëri dërgon topin në goditje këndi.


75′ Teuta nuk ndalet së sulmuari. Për pak sa Nikaç nuk ka shënuar të katërtin, pas krosimit të Kuros.

72′ Ribaj i pamundur të gjejë rrugën e rrjetës. Flamurtari duket i dorëzuar, teksa në Vlorë rinisin rreshjet e shiut.

70′ Kuro godet me të djathtën, por topi shkon mbi kuadrat.

65′ GOOOLLL 0-3. Teuta nuk ndalet, Kallaku shënon një supergol nga jashtë zone.

60′ Nebihu gjuan me kokë pas krosit të Harunit, topi shkon mbi kuadrat.

56′ Del Emiljano Vila autori i dy golave dhe futet Gashi.

54′ Tranversë për Flamurtarin. Hoxhaj brenda zonës godet fort, por topi nuk i bën nderin të hyj në rrjetë.

50′ Haruni kroson në zonë, Frashëri kontrollon topin dhe nis ekipin në kundërsulm.

 47′ GOOOLLL Teuta. Emiljano Vila nuk gabon para portës, me të majtën shënon golin e dytë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Gjyqtari i katërt jep një minutë shtesë.

41′ Godet fort Avdyli, Moçka shpëton portën dhe e largon topin në goditje këndi.

38′ Karton i verdhë për Lorenco Vilën, i pesti i verdhë në këtë ndeshje.

35′ Rast i mirë për Flamurtarin, godet Rrapaj por Frashëri është në lartësinë e duhur

33′ GOOOLLL Teuta. Emiljano Vila kalon në avantazh ekipin e tij, me portën bosh, shtyn topin në rrjetë.

30′ Krosim i bukur nga Kuro, Moçka kontrollon probleme topin.

25′ Karton i verdhë për Aleksin, pas një ndërhyrjeje të gabuar.

21′ Ndërhyrje e ashpër nga Gocaj, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Teuta fiton goditje këndi, Kallaku e ekzekuton. Vila provon me kokë, goditja kalon pak mbi kuadratin e Moçkës

10′ Vrapi provon me një goditje pak jashtë zone, por pa problem për Stivi Frashërin që kontrollon.

9′ Ristarton sfida në Vlorë, Emirjon Sino sinjalizon vazhdimin e lojës, pas ndërprerjes së djeshme.

8′ Ndërpritet takimi në Vlorë, për shkak të rreshjeve të shumta! Gjyqtari fut të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes, me shpresën që moti do të qetësohet!

Flamurtari terreni (1)

1′ Ka nisur sfida në Vlorë, luhet në një terren tepër të rënduar!

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Deliaj, Muçollari, Rrapaj, K. Nebihu, Vrapi, Hoxhaj, Ribaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, L. Vila, E. Vila, Nikac. Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"