VIDEO/ Teuta ngec në shtëpi ndaj Luftëtarit, Lika ndal durrsakët me një supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2020 | 0:28

VIDEO/ Teuta ngec në shtëpi ndaj Luftëtarit, Lika ndal durrsakët me një supergol

Teuta ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Luftëtarit, në “Niko Dovana”, në një ndeshje tepër të luftuar.

Teuta goli

Teuta kaloj në avantazh në  minutën e 14-të, teksa Emiljano Vila tentoi me një roveshatë spektakolare, topi kapi në tranversë, shkoi te Gomes që shtyu topin në rrjetë.

Luftëtari protestoi për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Pamjet i japin të drejtë ekipit gjirokastrit, pasi në momentin e goditjes së Vilës, Gomes duket qartë që është në pozicion jashtë loje.

Minutat e mbetura të pjesës së parë nuk sollën ndryshim rezultati apo raste të pastra.

Ndërkaq në të dytën, Teuta pati një rast shumë të mirë për të dyfishuar me Kalanë, por u ndal nga Shala.

Ndërkaq kur çdo gjë ishte drejt përfundimit, Gresild Lika me një supergol nga goditja e dënimit shtangu Teutën dhe barazoi shifrat.

Kështu Teuta ndodhet në vendin e gjashtë me 32 pikë, ndërsa Luftëtari ndodhet në vendin e 9-të me 13 pikë.

Teuta- Luftëtari 1-1

(Gomes 14’/ Lika 90′

Mbyllet ndeshja në “Niko Dovana”.

4 minuta shtesë akordon gjyqtari i katërt.

90′ Goooollll Luftëtari. Gresild Lika barazon me një goditje dënimi spektakolare. Heshtje në “Niko Dovana”.

86′ Teuta i afrohet golit të dytë, Kalaja godet në hyrje të zonës, Shala largon gjuajtjen qëndore.

83′ Del nga loja Lorenco Vila dhe futet Kalaja në fushë. Martini kryen zëvendësimin e fundit.

82′ Zëvendësimi i tretë për Luftëtarin, largohet Çela dhe futet Haxhiu.

80′ Mbetet i dëmtuar Rustem Hoxha, pas një dyluftimi në ajër.

78′ Avdyli lëviz brenda zonës, gjen hapësirë godet me të majtën, por ndalet nga Shala.

77′ Futet në fushën e lojës Lika, del Lala. Çoçlli kryen zëvendësimin e dytë.

76′ Karton i verdhë për Franci Lalën.

74′ Largohet autori i golit Gomes dhe futet në lojë Rubin Hebaj.

72′ Dalje shumë e shpejtë e Frashërit që del nga porta dhe i largon topin përpara se Mehmetllari të zotëroj topin.

68′ Zëvendësim i parë dhe te Luftëtari, del Duka futet Hyseni.

64′ Del nga fusha e lojës Avdyli, Martini fut në fushë Beqjën.

63′ Kallaku kroson në zonë, topi devijohet dhe rrezikon Luftëtari.

58′ Avdyli vertikalizon për Vilën, ai pason në qendër të zonës, por largon Kukaj.

54′ Aksion i shpejtë i Teutës, Gomes pason te Vila që hyn në zonë, por ndalet nga kundërshtarët.

50′ Goditje këndi për Teutën, momenti i mirë, por askush nuk e prek topin për ta çuar në rrjetë.

48′ Todorovski ndëshkohet me të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

43′ Rustem Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Dalje shumë e shpejtë e Teutës në sulm me pasime të sakta, por Gomes gabon në stopim.

36′ Faull ndaj portierit Shala, ndalon aksioni i Teutës.

34′ Stivi Frashëri pret pa probleme goditjen e Çelës, i cili goditi nga këndi.

28′ Ndalet aksioni i Teutës, Lorenco Vila kapet në pozicion jashtë loje.

25′ Kuros kroson në zone, Shala kontrollon topin, por i shkaktohet faull.

22′ Goditje e lehtë me kokë nga Mehmetllari, Frashër kontrollon topin.

21′ Luftëtari tenton të dalë nga zona, por gabon në pasime, por të pasaktë janë dhe durrsakët.

14′ Goooolll Teuta 1-0. Emiljano Vila tenton me një roveshatë spektakolare, topi kap në tranversë, shkon te Gomes që shtyn topin në rrjetë. Luftëtari proteston për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Pamjet i japin të drejtë ekipit gjirokastrit, pasi në momentin e goditjes së Vilës, Gomes duket qartë që është në pozicion jashtë loje.

11′ Aleksi gjuan me të djathtë, pas një topi të larguar nga kundërshtarët, por sfera shkon jashtë kuadratit.

8′ Aurel Demo tenton me të majtë, topi shumë larg portës.

5′ Çela lëviz bukur jashtë zone, ka hapësirë, godet me të djathtë, por topi shkon mbi traun e portës.

4′ Goditje këndi për Luftëtarin, lojtarët e Teutës largojnë rrezikun nga zona.

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Frashëri, Hidha, Hrelijc, Kuros, Todorrovski, Kallaku, Aleksi, Vila,  Emiljano Vila, Avdyli, Gomes. Trajneri: Edi Martini.

Luftëtari: Shala, Açka, Çela, Demo, Dragoshi, Duka, Isufi, Kukaj, Lala, Oshafi, Mehmetllari. Trajneri: Nikolo Çoçli.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Orges Grabova, Edlir Malo, Hermal Llapra.

84771318_492568858119231_2174825027554246656_n

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"