VIDEO/ Teuta me risi në fushë, Aleksi bëhet trajner me letër në dorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 21:27

VIDEO/ Teuta me risi në fushë, Aleksi bëhet trajner me letër në dorë

Në sfidën Tirana-Teuta, në minutën e 74-ët u regjistrua një episod mjaft i bukur në radhët e durrsakëve.

aleksi

Sulmuesi Pepi Gjorgiev hyri në vend të Todorovskit, dhe meqë kishte ndryshim skeme, asistenti i Edi Martinit, Bledar Hodo i dorëzon sulmuesit maqedonas një letër në dorë për t’ia dhënë Aleksit.

Mesfushori pasi merr udhëzimet nga stafi, ua shpërndan ato shokëve duke u treguar dhe pozicionet e reja.

Një moment mjaft interesant ky për kampionatin shqiptar, pasi më herët në kampionatet e huaja është bërë nga trajner të mëdhenj si Zhoze Murinjo apo Jurgen Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"